Secondary Adv

BB: Ekonomia shqiptare, rritje me 3.6 per qind kete vit dhe 3.5 per qind ne 2020

Banka Botërore është institucioni i parë në nivel global që publikon çdo fillim vit projeksionet për ekonominë globale. Sa i përket Shqipërisë, projeksionet e publikuara së fundmi nga institucioni flasin për një rritje ekonomike të vendit tonë me vetëm 3.6% këtë vit, 0.1 pikë përqindje mbi nivelin e muajit Qershor dhe në linjë me projeksionet e kaluara për rajonin.

 

Për vitin e ardhshëm ndërkohë projektohet që rritja të ngadalësohet në 3.5%, ose 0,3 pikë përqindje më pak se projeksionet e Qershorit. Sa i përket 2020 ndërkohë rritja ekonomike projektohet po në 3.5%. Vetëm për vitin aktual Shqipëria projektohet të rritet mbi mesataren e Ballkanit Perëndimor. Për dy vitet e ardhshme, rritja ekonomike projektohet nën mesataren e rajonit.

 

Sa i përket vitit aktual ndërkohë, Banka Botërore ka rishikuar me 0.5 pikë përqindje në territor negative rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor, në vetëm 3.3% rritje. Sa i përket vitit që sapo lamë pas, institucioni flet për 3.8% rritje ekonomike, mjaft lehtë nën objektivin e qeverisë shqiptare, por bindshëm mbi projeksionet e fillim vitit, që tregonin 3.5% rritje.

Në një raport të fundit të vitit të kaluar për rajonin, Banka Botërore nënvizonte faktin se, në rast se rritja ekonomike do të jetë nën 5%, ekonomive të këtyre vendeve, përfshirë Shqipërinë do t`i duhen të paktën 6 dekada për të barazuar Europën sa i përket nivelit të të ardhurave. Në nivel global ndërkohë, Banka Botërore projekton një ekonomi që do të rritet me 3.1% këtë vit. |SCAN

 


Më të lexuarat