![Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem](images/news/stres te punesuar ne shqiperii.jpg)
Ja sa te punesuar ka neper ministri dhe kush mban shifren rekord
Open Data Albania po përditëson të dhënat në lidhje me numrin e të punësuarve në institucionet buxhetore për vitin 2018. Të dhënat janë marrë nga tabelat shoqëruese të ligjit për buxhetin e shtetit 2018.
Insitucionet Buxhetore janë ministritë, axhensitë qeveritare apo institucionet e pavarura dhe ato kushtetuese. Pagat e tyre mbulohen nga Buxheti i Shtetit. Në vitin 2018, sipas ligjit nr.109/2017 për buxhetin e shtetit, në institucionet buxhetore të Republikës së Shqipërisë do të jenë të punësuar 81 753 (tetëdhjetë e një mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e tre) punonjës. Krahasuar me vitin 2017, për totalin kemi një rritje me vetëm 40 punonjës. Institucionet me numrin më të madh të të punësuarve për vitin 2018 janë Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Vetëm Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë zë rreth 38% të numrit total të të punësuarve buxhetorë për vitin 2018. Në vitin 2018, do të kemi 5 ministri më pak se në vitin 2017, kjo si shkak i shkrirjes së këtyre ministrive dhe bashkimi me ministri të tjera. Në vitin 2017 kishim 16 ministri, ku së bashku me të punësuarit në Kryeministri, bënin një numër total prej 75 996 punonjësish. Këtu flitet për aparatet e ministrive dhe institucione të vartësisë nga ministritë.
Në vitin 2018 do të kemi 11 ministri dhe po ashtu aparatin kryeministror. Kjo përbën një numër total prej 75 654 punonjësish.
Kryeministria nga 244 punonjës që ka pasur një vit më parë, në 2018 parashikon të ketë 150. Kryeministria ka një tkurrje me 94 punonjës në vitin 2018 krahasuar me vitin 2017. Në total në vitin 2018 do të kemi një tkurrje me 342 punonjës në aparatin e ministrive dhe kryeministrisë. Një pjesë e shkurtimeve reflektohen në zhvendosjen e punonjësve të sektorit të teknologjisë së informacionit drejt AKSHI-t.
Në institucionet e tjera jo ministri, do të kemi të punësuar 6 099 punonjës për vitin 2018. Pothuajse të gjithë institucionet e tjera jo ministri kanë të njëjtin numër punonjësish ose kanë rritje të këtij numri. Përjashtim bën Autoriteti Shtetëror Gjeohapsinor (ASIG) që ka një tkurrje me 2 punonjës. Shtimin më të madh të numrit të punonjësve në institucionet e tjera jo ministri, kanë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, Agjencia për Hapje, Dialog dhe Bashkëqeverisje, Kontrolli Lartë i Shtetit, Agjencia Telegrafike Shqiptare, Instituti Statistikës, Autoriteti për të Drejtën e Informimitmbi dokumentet ish-sigurimit dhe Presidenca.Shiko tabelat dhe vizualizimet në Artikull.
Në vitin 2018, sipas parashikimeve buxhetore na rezulton se krijohen disa institucione të reja. Kështu buxhetohen për herë të parë tre Institucione të Sistemit të Drejtësisë: Komisioni i Pavarur i Kualifikimitme 50 punonjës, Kolegji i Posaçëm i Apelimit me 37 punonjës, Komisioneri Publik me 26 punonjës dhe Institucione të tjera si: Qendra kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit dhe Agjencia për Diasporën. Institucione të tjera të drejtësisë nuk kanë patur ndryshime të theksuara, përjashto Gjykatën Kushtetuese me një shtesë prej 8 pozicione punësh.
Më të lexuarat
![Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem](images/news/stres te punesuar ne shqiperii.jpg)
![Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20 per qind me te uleta Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20 per qind me te uleta](images/news/rrogat ne privat te uleta.jpg)
![Punimet per bulevardin Maliq - Drithas, qeveria miraton 133 mije leke te reja per shpronesimet Punimet per bulevardin Maliq - Drithas, qeveria miraton 133 mije leke te reja per shpronesimet](images/news/shpronesimett bulevardi maliqqq.png)
![Nete qendrimet, Shqiperia vendi i pare ne Europe me rritjen me te larte ne tre muaj Nete qendrimet, Shqiperia vendi i pare ne Europe me rritjen me te larte ne tre muaj](images/news/turiste nete qendrime shqiperiu vendi pare.jpg)
![Nis zbatimi i regjimit te lire te trafikut nderkufitar mes Shqiperise e Kosoves Nis zbatimi i regjimit te lire te trafikut nderkufitar mes Shqiperise e Kosoves](images/news/kosove shqiperii kontroll kufitar.jpg)
![INSTAT: Rrogat ne privat, rreth 24 per qind me te ulta se shteti INSTAT: Rrogat ne privat, rreth 24 per qind me te ulta se shteti](images/news/pagat shteti privati instat.jpeg)
![Rama: Gara per ndertimin e aksit Milot-Balldren hapet brenda muajit Rama: Gara per ndertimin e aksit Milot-Balldren hapet brenda muajit](images/news/rama milot balldren tenderi fund muaji.jpg)
![Energjia per aeroportin e Vlores, OST tender 427 mln leke, nenstacion dhe linje e re elektrike Energjia per aeroportin e Vlores, OST tender 427 mln leke, nenstacion dhe linje e re elektrike](images/news/aeroporti vlore tendes ost fondi limit.jpg)
![Detyrimet e pambledhura te bashkive: KLSH: Qindra miliona leke te pa arketuara Detyrimet e pambledhura te bashkive: KLSH: Qindra miliona leke te pa arketuara](images/news/klsh borxhet bashkite te pambledhura.jpeg)
![BB: Ekonomia shqiptare duhet te orientohet drejt eksporteve, jo ne ndertim e konsum BB: Ekonomia shqiptare duhet te orientohet drejt eksporteve, jo ne ndertim e konsum](images/news/banka boterore shqiperia ekonomia.jpg)