Secondary Adv

Interkonjeksioni 400 kv, OST firmos kontraten e Sherbimit te Konsulences

Share on Google+

OST ka nënshkruar kontratën e Shërbimit të Konsulencës me një konsulent gjerman. Ky shërbim do të mbulojë si fazën e parë të përgatitjes së projektit dhe fazën e implementimit për të dyja lotet.

 

Afatet e parashikuara, janë përkatësisht 12 muaj për përgatitjen e projektit dhe tenderimi i zbatimit të projektit dhe 24 muaj për zbatimin dhe komisionimin e projektit. Financimi i këtij projekti është siguruar nga bashkëpunimi gjerman-shqiptar i zhvillimit, ku qeveria gjermane, tashmë ka angazhuar fonde për një kredi të zhvillimit deri në 50 milion Euro për Qeverinë e Shqipërisë.


Ky projekt përforcon lidhjet interkonektive me rrjetin rajonal te energjise elektrike, duke krijuar kushte për shkëmbime tregtare dhe tranzitime pa kufizim të energjisë elektrike në rajon. Gjithashtu, zhvillon rrjetin 400 kV në zonën Jugore të Shqipërise ku parashikohen të zhvillohen burimet e ardhshme të prodhimit të energjisë elektrike.


Si pjesë e infrastrukturës së Korridorit të Tetë Evropian krijon mundësi të mira për lidhje nëpërmjet kabllit nënujor me Italinë. Projekti përbëhet nga ndërtimi i një linje 400 kV me një qark ndërmjet Elbasanit dhe Qafë-Thanës, ndërtimi i një linje 400 kV me nje qark midis Elbasanit dhe Fierit, ndërtimi i një nënstacioni të ri 400 kV Elbasan 3 dhe forcimi dhe zgjerimi i nënstacionit të Fierit. Kontratat e Zbatimit të projektit, për Lot 1 dhe 2, parashikohen të fillojnë gjatë tremujorit të parë të vitit 2019. |Top Channel


Më të lexuarat