![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
Punetore apo jo-produktive?! Shqiptaret, rekord ne Europe per oret e gjata te punes
Orë të gjata në punë? Shqiptarët, me sa duket, thyejnë rekord në Europë për qëndrimin më të gjatë në vendin e punës. Sipas të dhënave të INSTAT, publikuar në Tregun e Punës 2016, shqiptarët punonin mesatarisht 42.9 orë në javë.
Nga përllogaritjet e “Monitor”, një shqiptar punoi mesatarisht 2231 orë në vit, më gjatë se vendet e zhvilluara të Europës. Sipas të dhënave të fundit të përditësuara nga OECD, meksikanët punojnë më gjatë në vit, me një mesatare vjetore prej 2255 orësh, rreth 467 orë më shumë se mesatarja e të punësuarve me pagë në Amerikë. Sipas raportit të OECD, ata paguhen më pak se një e pesta e fqinjëve amerikanë. Në vend të tretë dhe të katërt, renditet Greqia me 2035 orë në një vit dhe Turqia me mesatarisht 1832 orë.
Më pas, renditen amerikanët, të cilët punojnë mesatarisht 1783 orë, apo 448 orë më pak se një i punësuar me pagë në Shqipëri. Nga të dhënat e mbledhura nga vendet anëtare, OECD ka përllogaritur një mesatare vjetore prej 1764 orësh. Në krahasim me mesataren, të punësuarit me pagë në Shqipëri punojnë rreth 467 orë më shumë. Vendet me numrin e orëve mesatare më të ulët se mesatarja e OECD janë ato të Europës Perëndimore, si Holanda me 1435 orë pune në vit, Franca me 1472 orë në vit, Zvicra me 1589 orë.
Edhe në krahasim me rajonin, ne punojmë më gjatë. Në Maqedoni, sipas të dhënave zyrtare, orët e punës vjetore janë më pak se 1900. Të dhënat e INSTAT treguan se në vitin 2016, punonjësit shqiptarë kanë zgjatur kohën që rrinë në punë (nga 42.4 orë në 42.9 orë), ndryshe nga europianët, të cilët kanë ulur numrin e orëve të punës. Orët e zgjatura të punës jo gjithmonë përkthehen me produktivitet në punë. Sikurse vihet re në grafikun më poshtë, ato janë tipar i ekonomive jo shumë të zhvilluara. Qeveritë e vendeve në zhvillim po bëjnë përpjekje, mbështetur edhe me përmirësime të kuadrit ligjor për të reduktuar orët mesatare të punëve. Punëtorët në Greqi, shpeshherë janë etiketuar si të mbipaguar, dembelë dhe të prirë për të dalë në pension më herët pas goditjes nga kriza financiare, por që këto akuza janë të pabaza.
Arsyet pse punojmë më gjatë, por nuk paguhemi shumë
Ka disa arsye pse shqiptarët punojnë me orë të gjata pune. Sindikatat në Shqipëri janë shumë të dobëta dhe respektimi i ligjit po ashtu. Kjo bën që punonjësit të rrinë në punë edhe pas përfundimit të orarit zyrtar, edhe pse nuk paguhen për orët jashtë orarit. Në fundjavë, sidomos të shtunave, është e zakonshme që privatët të punojnë. Në pjesën më të madhe të shteteve të Europës është e zakonshme që të dielën pothuajse të gjitha dyqanet dhe njësitë e shërbimit janë të mbyllura (përveç restoranteve e bareve), ndërsa në qytetet shqiptare e diela ngjan një ditë e zakonshme, pasi përveç njerëzve që qarkullojnë më pak, dyqanet janë të gjitha të hapura deri në darkë.
Por, ndërsa rrinë me orë të gjata në punë, shqiptarët janë ndër më pak të paguarit në Europë (paga minimale është më e ulëta) dhe më pak produktivët. Një raport i mëparshëm i Bankës Botërore gjeti se në treguesin e produktivitetit të dukshëm të punës, të matur përmes Vlerës Bruto të Shtuar (VBSH) për punonjës (prodhimit për punonjës), Shqipëria renditet e fundit në rajon. Për vendin tonë, ky tregues është pak më shumë se 10 mijë dollarë në vitin 2015 (e matur me dollar konstantë 2010), nga gati 15 mijë dollarë që është mesatarja e gjithë Ballkanit Perëndimor, sipas një grafiku të publikuar nga Banka Botërore në raportin e fundit “Ballkani Perëndimor: Rigjallërimi i motorit të rritjes dhe prosperitetit” . Produktivitetin më të lartë e ka Kosova, me gati 18 mijë dollarë, e ndjekur nga Mali i Zi, Bosnja, Serbia, Maqedonia dhe vetëm në fund vjen Shqipëria.
Një sfidë për rajonin, thotë raporti, është që produktiviteti mesatar i punës është më pak se gjysma e niveleve të 7 vendeve të tjera të vogla në tranzicion, që janë tashmë në BE (Bullgaria, Kroacia, Estonia, Letonia, Lituania, Republika Sllovake dhe Sllovenia). Për këto vende, sipas grafikut, VBSH është mbi 30 mijë dollarë. Të dhëna të tjera të Eurostat, të konstatuara nga “Monitor”, tregojnë se në vendet e Bashkimit Europian, shifrat e prodhimit për punonjës janë shumë më të larta, duke arritur në mbi 100 mijë dollarë për sektorë të veçantë (si energjia, gazi, teknologjia e informacionit) dhe me një mesatare të Bashkimit Europian prej rreth 70 mijë dollarë.
Më të lexuarat
![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
![788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet 788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet](images/news/instat turiste te ardhura shpenzime raporti.jpg)
![Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj](images/news/paga administrate qershor rritje buxheti.jpg)
![Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave](images/news/zgjedhjet europiane partite e djathta ekstreme.jpg)
![Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise](images/news/matura provimi dyte gjuhe letersi.jpg)
![Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh](images/news/prona cmime te larta raporti shqiperi.jpg)
![Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen](images/news/policia protesta plan masazh rruget.jpg)
![2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi 2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi](images/news/puna online shtepi raporti.jpg)
![Shqiperia po zbaton 6 projekte rrugore te rrjetit TEN-T, 137 km me kosto 1 mld euro Shqiperia po zbaton 6 projekte rrugore te rrjetit TEN-T, 137 km me kosto 1 mld euro](images/news/projektet tent shqiperia segmentet.jpg)
![OKB shton Izraelin ne listen e shteteve qe kryejne shkelje ndaj femijeve OKB shton Izraelin ne listen e shteteve qe kryejne shkelje ndaj femijeve](images/news/okb izreal krime lufte femije.jpg)