Secondary Adv

Impakti i infrastruktures ne ekonomi, jemi 70 per qind larg Europes

Infrastruktura në Shqipëri është tepër larg mesatares europiane, plot 70% larg, vlerëson Fondi Monetar Ndërkombëtar në një raport të posaçëm për infrastrukturën në rajon.

 

FMN nëpërmjet kësaj harte, tregon se, asnjë vend tjetër në rajon nuk ka një distancë kaq të madhe me Europën sesa Shqipëria. Indeksi i hendekut në infrastrukturë ndahet në 6 indikatorë, në sektorë të ndryshëm. Shqipëria është e fundit në rajon në atë të hekurudhave, atë të energjisë elektrike dhe atë të internetit me bazë të gjerë, me një hendek që varion nga 65 deri në 75% me mesataren europiane. Për rrugët dhe autostradat, transportin ajror dhe linjave telefonike, Shqipëria “shpëton” prej vendit të fundit, por sërish nuk renditet aspak në pozita të favorshme.


Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, ky hendek përkthehet edhe në kosto mjaft të larta për ekonomitë e vendeve të rajonit. Shqipëria është padiskutim vendi që ka kostot më të larta si pasojë e infrastrukturës së pazhvilluar. Këtë e tregon mjaft mirë ky grafik, ku impakti i hendekut në infrastrukturë vlerësohet në 4.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në terma afat-mesëm. Siç vihet re qartë, Shqipëria ka normën më të lartë. Pra, në rast se ky hendek do të zhbëhej, prodhimi ekonomik kombëtar do të ishte 4.1 pikë përqindje më i lartë. | SCAN


Më të lexuarat