Secondary Adv

Leku fiton terren ndaj valutave, ne renie te theksuar euro, dollari dhe paundi

Tregu vendas i këmbimit valutor ditën e martë është hapur me rënien e shportës së valutave kryesore kundrejt monedhës kombëtare.

 

Leku ka fituar terren, duke regjistruar fitime të ndjeshme ndaj euros, dollarit amerikan, paundit britanik dhe dollarit kanadez. Ndërkohë, të pandryshuara në raport me kursin e ditës së hënë janë franga zvicerane dhe dollari australian. Luhatja më e madhe e ditës i takon dollarit amerikan, i cili ka rënë me plot 0,7 pikë kundrejt lekut. Kjo reflekton situatën në tregjet ndërkombëtare, ku investitorët janë fokusuar në tregun e kapitalit. Tregjet në tërësi mendohet të qëndrojnë të trazuara derisa kreu i ri i Rezervave Federale, Jerome Powell, të mbajë dëshminë në në kongres. Sa i takon valutës së përbashkët europiane, mendohet se në termin afatgjatë do të regjistrojë rritje, por për momentin mungojnë stimujt për të investuar. Blerësit pritet të hezitojnë sidomos përballë pasigurive që shoqërojnë zgjedhjet në Itali në fillim të Marsit dhe vështirësitë në Gjermani për krijimin e koalicionit qeverisës.

 

Kjo është shoqëruar me një rënie të euros me 0,2 pikë kundrejt lekut dhe tashmë gjendet në nivelet më të ulëta që prej verës së shkuar. Edhe paundi britanik është dobësuar ditën e martë me 0,5 pikë ndaj lekut. Edhe pse tashmë gjendet në nivelin më të ulët të vitit, stërlina pritet të forcohet për shkak të pritshmërive në rritje se Banka e Anglisë do të rrisë normat e interesit për të kontrolluar inflacionin. | SCAN


Më të lexuarat