Secondary Adv

Moti i keq pushton Elbasanin, 12 mije persona pa energji elektrike, bllokohen edhe rruget

Elbasani është nën pushtetin e motit të keq. Në këtë qark janë rreth 12 mijë banorë që kanë ngelur pa energji elektrike.

 

Shkak i kësaj situate janë bërë erërat e forta, stuhive dhe ngricave, ndërsa janë shkëputur përcjellësit dhe dëmtuar shtyllat e tensionit të mesëm e atij të ulët në shumicën e fshatrave malorë të bashkive Librazhd, Prrenjas, Elbasan dhe Gramsh. Aktualisht në terren ndodhen prej 24 orësh 170 punonjës dhe dhjetëra mjete te OSHEE me bazë të bollshme materiale për riparimin e defekteve.

 

Që prej të hënës nga përkeqësimi i kushteve atmosferike mbetën pa energji elektrike 30.000 abonentë nga 110.000 që ka Qarku Elbasanit. Ndërkohë vazhdon të jetë mjaft i vështirë qarkullimi në aksin Librazhd-Bulqizë pasi segmenti Shkalla e Lunikut-Steblevë ka 50-60 cm dëborë. Aktualisht sipas EC rruga është e hapur pasi dje u punua gjatë gjithë ditës por qarkullimi është i mundur vetëm me zinxhirë. Ndërkaq mjaft segmente të rrugëve rurale janë të rrezikshëm për shkak të mbizotërimit të ngricave, pasi zonat malore janë të mbuluara nga dëbora.


Më të lexuarat