Secondary Adv

Projekti i qendres se Fierit, sot pritet te shembet nje pallat 4-katesh me eksploziv

Pas shembjes së një pallati 5-katësh pranë lumit Gjanica në Fier, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të shembë mesditën e sotme një pallat 4-katësh.

 

Shpërthimi do të jetë i kontrolluar po ashtu si në rastin e pallatit 5-katësh. IKMT vijon prej 29 janarit aksionin në Fieri për zbatimin e projektit të qendrës së qytetit dhe rehabilitimit të lumit Gjanica. Në fazën e parë të aksionit, që njihet si projekti i qendrës së Fierit, janë shembur 24 objekte, ndërkohë që dje ka filluar faza e dytë. Në këtë fazë pritet të prishen 14 objekte të tjera anës lumit Gjanica. IKMT ka shembur një objekt tre katesh, tre lokale dhe pritet shembja e një objekti banese, por që pronari i shtëpisë ka kundërshtuar deri më tani.


Më të lexuarat