Secondary Adv

INUK vijon aksionin tek Fusha e aviacionit dhe ne Unazen e re


Edhe kjo javë nis me  punë në terren nga ana e INUK. Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, bën të ditur se aksioni për ditën e sotme në kryeqytet do të jetë i fokusuar në rrugën “Artan Lenja” dhe te Fusha e Aviacionit, ku do te prishen 20 objekte, ne rrugën kryesore dhe ne brendësi te lagjeve.


Aksionet e njëpasnjëshme te Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik kane sjellë ndërgjegjësimin e pronareve për objektet e paligjshme. Te lajmëruar disa dite me pare nga INUK, pronaret e këtyre ndërtesave kane preferuar ti prishin vete për të shpëtuar ç’të mundin.


Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka vijuar edhe ditën e sotme aksionin për lirimin e hapësirave publike nga të gjitha ndërtimet pa leje dhe në kundërshti me ligjin në zonën e Unazës së Re, në zonën e ish- Fushës së Aviacionit dhe Rrugën Artan Lenja.
Inspektorët e INUK janë mbështetur nga efektivët e Policisë së Shtetit për të larguar të gjithë objektet e kundraligjshme që kanë bllokuar hapësirat dhe territoret publike në mënyrë abuzive. Por në këtë zona edhe vetë qytetarët dhe bizneset kanë gjetur mirëkuptimin e INUK, duke bërë vetë çlirimin e hapësirave të uzurpuara.
Aksioni i INUK është shtrirë në të gjithë vendin duke hequr të gjitha ndërtimet pa leje dhe do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim. Aksioni i radhës do të vazhdojë në Njësinë Bashkiake nr. 5 dhe në zonën e Shallvareve deri te Pallati me Shigjeta. Ndërkohë, INUK është në pritje të shpronësimeve në rrugën Lin-Pogradec, për projektin ''Gjanica'' në Fier, si edhe për ''Rrugën Transballkanike'' në Vlorë.


Më të lexuarat