Secondary Adv

Rama josh sipermarresit italiane te investojne ne turizem: 0 taksa per 10 vjet

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë forumit të biznesit Shqipëri-Itali, ftoi sipërmarrjet italiane që t’i kthenin sytë nga turizmi, të cilin e cilësoi si kantier të 5-10 viteve të ardhshme për vendin tonë.

 

Duke iu rikujtuar lehtësirat e shumta të ofruara nga shteti në këtë sektor, Rama u ka premtuar sipërmarrësve italiane se nëse investojnë në turizëm, 10 vitet e para të investimit nuk do të paguajnë asnjë taksë. “Janë 20 mld euro në këtë sallë; një gjë e pabesueshme për këtë sallë e për këtë vend. Shpresojmë që ndonjë nga këto euro të ngelet në Shqipëri në formën e investimeve. Italianët këtu e ndiejnë veten si në shtëpi, sepse edhe ne jemi si italianë, jemi Italia e gjyshërve tuaj. Veç problemeve dhe pengesave Shqipëria garanton shumë, është një vend që po rritet. Me avantazhin që taksat janë shumë më të ulëta se te ju dhe po ashtu edhe burokracia.

 

Hapësira ku mundësitë janë të shoqëruara nga potencial i madh është turizmi, ka ende shumë për të bërë në këtë fushë. Kemi edhe një legjislacion shumë favorizues për ata që do të vinin të investonin në turizëm. Besojmë se në 5-10 vitet e ardhshme turizmi do të jetë kantieri më i rëndësishëm për vendin. Ju ftoj të investoni në turizëm dhe 10 vitet e para të veprimtarisë suaj nuk do të paguani asnjë taksë”, tha Rama. | Top Channel


Më të lexuarat