![Super tenderet per mirembajtjen e rrugeve, ARRSH 7.3 mld leke per 4 rajonet e vendit Super tenderet per mirembajtjen e rrugeve, ARRSH 7.3 mld leke per 4 rajonet e vendit](images/news/arrsh 4 tendera mirembajtje rruge.jpg)
Te cmendur pas ndertimeve, investimet e biznesit shenojne rritje te shpejte ne toka e ndertesa
Bizneset rritën investimet në pasuri të paluajtshme, si toka dhe ndërtesa gjatë periudhës 2010-2016. Sipas të dhënave nga Anketa Strukturore e Ndërmarrjeve të përpunuara nga “Monitor” para gjashtë vitesh nga totali i investimeve, 50% shkuan për makineri, mjete transporti, ndërsa më 2016, ky zë është rrudhur në vetëm 27%.
Sipas të dhënave të INSTAT, investimet e bizneseve në toka dhe banesa në vitin 2016 zunë 55% të totalit të investimeve të biznesit në raport me 33% që investimet në këtë zë, në vitin 2010. Pas krizës së vitit 2008, kur bizneset nisën të orientoheshin nga ndërtimi, në sektorë të tjerë pati një lulëzim të investimeve në fabrikat e përpunimit të qumështit, vajit dhe fasonit. Mirëpo konkurrenca nga importi dhe rënia e konsumit në tregun vendas e bënë kthimin e investimeve nga këto impiante të vështirë, duke i rikthyer investimet e biznesit në sektorin e ndërtimit.
Gjithashtu investimet në mjete transporti në raport me totalin erdhën në ulje gjatë 2016.
Në vlerë totale, investimet e biznesit nga 2010 – 2016 janë rritur me 158%, por kjo rritje i dedikohet investimeve në projektin dhe TAP dhe HEC-eve në lumin Devoll. Orientimi i investimeve në sektorë si ndërtimi e sidomos në toka dhe ndërtesa ka ulur produktivitetin e punës. Bizneset shqiptare kanë punësuar më shumë punonjës në vitin 2016, por, në kushtet kur nuk investojnë në teknologji, kanë marrë më pak prodhim dhe të ardhura prej tyre.
Kjo do të thotë që, punonjësit shqiptarë kanë rezultuar më pak efektivë, sipas të dhënave të INSTAT, i cili ka matur efektivitetin e fuqisë punëtore, duke llogaritur vlerën e prodhimit për të punësuar.
Ky tregues për 2016 është 2,479 mijë lekë për të punësuar nga 2,550 mijë lekë për të punësuar rezultuar në 2015, me një tkurrje prej 2.8%. Rënia e produktivitetit në një kohë që punësimi dhe prodhimi rritet është një tregues i investimit të ulët në teknologji dhe është e dukshme në disa industri si atë nxjerrëse, të energjisë, përpunuese etj.
Sipas të dhënave të përpunuara nga “Monitor”, rezulton se sektori që ka pasur uljen më të lartë të produktivitetit është ai i industrisë nxjerrëse, nga 6,941 mijë lekë, në 5,750 mijë lekë, me një rënie prej 17%. Edhe sektori i energjisë, që ka vlerën më të lartë të prodhimit për të punësuar, me 6,363 lekë në vit, pa një rënie të këtij treguesi me 2.7%. Në rritje ka qenë produktiviteti në sektorin e ndërtimit, ku prodhimi për të punësuar rezultoi 5,343 mijë lekë në vit, me një zgjerim prej 6.4%, apo 319 mijë lekë më shumë. Ndërtimi po tërheq masivisht kapitalet e lira së fundmi, teksa sipërmarrësit vlerësojnë se vetëm ky sektor gjeneron fitime të kënaqshme edhe të shpejta. Edhe nga tregues të tjerë të INSTAT, për fitimet dhe normat e fitimit në ekonomi, ndërtimi rezulton me një normë fitimi prej rreth 12%, e dyta më e lartë në vend, pas shërbimeve. | Monitor
Më të lexuarat
![Super tenderet per mirembajtjen e rrugeve, ARRSH 7.3 mld leke per 4 rajonet e vendit Super tenderet per mirembajtjen e rrugeve, ARRSH 7.3 mld leke per 4 rajonet e vendit](images/news/arrsh 4 tendera mirembajtje rruge.jpg)
![Celja e sezonit turistik, Policia publikon masat per kufizimin e disa mjeteve e akseve ne vend Celja e sezonit turistik, Policia publikon masat per kufizimin e disa mjeteve e akseve ne vend](images/news/policia plan masazh kufizime sezoni turistik.jpg)
![Temperatura rekord, Greqia mbyll atraksionet turistike, shkollat dhe cerdhet Temperatura rekord, Greqia mbyll atraksionet turistike, shkollat dhe cerdhet](images/news/greqi temperatura rekord mbyllen shkolla.jpg)
![Mikrokredia ne nivele rekord, mbi 200 mije kliente aktive ne 2023 Mikrokredia ne nivele rekord, mbi 200 mije kliente aktive ne 2023](images/news/mikrokredia rekord ne 2023.jpg)
![Lehtesohen procedurat e lejeve te ndertimit per objektet bujqesore dhe te banimit ne fshat Lehtesohen procedurat e lejeve te ndertimit per objektet bujqesore dhe te banimit ne fshat](images/news/procedura leje ndertimi lehtesim fshat.jpg)
![Media britanike: Shqiperia destinacioni me emocionues per pushime familjare Media britanike: Shqiperia destinacioni me emocionues per pushime familjare](images/news/turizmi shqiperi britanikja artikull.jpg)
![Yield-et e bonove 12 mujore bien me tej, i afrohen normes baze te interesit Yield-et e bonove 12 mujore bien me tej, i afrohen normes baze te interesit](images/news/yeldi bono ulje norma interesi.jpg)
![Ngrihet komisioni per ndertimet pa leje te konfiskuara Ngrihet komisioni per ndertimet pa leje te konfiskuara](images/news/konfiskime leje ngrihet komisioni.jpg)
![Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona](images/news/investimet pet blerje shtepiee 4 m.jpg)
![BE: Serbia nuk mund te behet anetare pa normalizimin e raporteve me Kosoven BE: Serbia nuk mund te behet anetare pa normalizimin e raporteve me Kosoven](images/news/serbia anetare me kuste be.jpg)