Secondary Adv

Rruget ne Shqiperi, 7 akset kryesore qe do te financohen ne 2015


Mbështetja buxhetore për transportin rrugor më vitin 2015 arrin në mbi 21.8 miliardë Lekë. Ministria e Transportit bën me dije se, këto fonde do të angazhohen në 7 akse kryesore të tilla si, segmenti Milot-Lezhë, Rruga e Kombit, aksi Plepa-Rrogozhinë, aksi i liqenit të Pogradecit , Unazën e re e Tiranës, rrugën Lushnje-Berat dhe Buzuq-Corovode.


Rruget që do të financohen në 2015
Prioritet do të jenë edhe rrugët turistike që të cojnë drejt Alpeve dhe ato drejt bregut të Jonit.  Po gjatë vitit që vjen Ministria e Transportit pret të mbyllë punimet  në rrugët lidhëse me bregdetin Jug-Perëndimor (Llogara – Sarandë), Qafë Thanë – Lin – Pogradec – Tushemisht. Janë në proces përfundimi rruga e Valbonës (B.Curri – Margegaj – Dragobi – Valbonë), Gjinarit, Shishtavecit, etj. Krahas financimeve me fonde të brendshme, puna do të vijojë edhe në akse me financim të huaj. Sipas kësaj skeme janë parashikuar të ndërtohen By Pass-it Fierit  r22 kilometër dhe By Passi Vlorës 29 kilometër me financime BERZH & BEI dhe delegacioni i BE dhe rruga Fier (Levan) – Tepelenë 70 km me financim të BEI & BERZH.


Do të vijojë ndÑ‘rtimi i By Pass-it Shkozet (F.Kuvajtin & F.Saudit) dhe i Nyjes sÑ‘ VorÑ‘s (F. Kuvajtian). Gjithashtu siguria rrugore do të jetë prioritet edhe për vitin që vjen. Në buxhetin e vitit 2015 fondi pëson rritjen më të madhe duke u dyfishuar krahasuar më këtë vit. ivenstimet e këtij zëri do të shkojnë kryesisht për aksin Fier-Vlorë-Sarandë-Butrint, për aksin Rrogozhinë-Elbasan-Pogradec-Korçë, për aksin Tiranë-Shkodër, Aksin Milot-Morinë dhe të tjera. Gjatë vitit 2015 synohet ulja ndjeshme e aksidenteve rrugore, duke përmirësuar sinjalistikën dhe mirëmbajtjen e njollave të zeza.

Rrugët me prioritet financimi më 2015
-Milot-Lezhë
-Rruga e Kombit
-Plepa-Rrogozhinë
-Aksi i liqenit të Pogradecit,
-Unaza e re të Tiranës
-Lushnjë-Berat
– Buzuq-Corovodë

Rrugët që pritet të përfundojnë më 2015
Qafë Thanë – Lin – Pogradec – Tushemisht.
Rruga e Valbonës (B.Curri – Margegaj – Dragobi – Valbonë)
Rruga e  Gjinarit
Rruga e  Shishtavecit


Më të lexuarat