![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
Shkupi dhe Beogradi, ne listen e qyteteve me eficiente per te investuar, Tirana mungon serish
Kryeqyteti i Maqedonisë, Shkupi, renditet i pari në Europë, në listën e qyteteve të vogla europiane për sa i përket eficiencës së kostos, për të katërtin vit radhazi, sipas renditjes “Qytetet dhe rajonet europiane të së ardhmes, për tërheqjen e Investimeve të Huaja Direkte, 2017-2018”, të publikuar nga FDI Intelligence, njësia inteligjente e Financial Times.
Stip dhe Prilep, po të Maqedonisë, renditen në vend të parë dhe të dytë në listën e mikro qyteteve europiane, po për sa i përket eficiencës së kostos. Nuk mungojnë në listë edhe shumë qytete nga Serbia (Yuzhnoukrainsk, Vranje etj.) dhe Bosnjë-Hercegovina (Bijeljin, Prijedor etj.) Ndërsa kryeqyteti serb, Beogradi, është në vend të tretë të qyteteve të mëdha europiane po për të njëjtin tregues dhe në vend të nëntë për ambientin miqësor ndaj bizneseve, duke ia kaluar Hamburgut të Gjermanisë. Renditja “Qytetet dhe rajonet europiane të së ardhmes, për tërheqjen e Investimeve të Huaja Direkte, 2017-2018”, kërkon të gjejë qytetet dhe rajonet më premtuese për të bërë biznes në të gjithë Europën, jo vetëm për ata që i përkasin BE-së, theksohet në hyrje të raportit.
Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana dhe rajone të tjera të vendit mungojnë sërish, duke mos qenë në radarin e investitorëve të huaj si një vend tërheqës që ofron kosto të ulëta të të bërit biznes. Treguesi i eficiencës së kostos, i matur nga FDI Intelligence, sipas metodologjisë së shpjeguar prej saj, merr parasysh elemente të tilla si paga mesatare e punonjësve të kualifikuar dhe të pakualifikuar, qiraja për zyra premium industriale sipas kategorisë A, paga minimale, kosto e hapjes së biznesit, kosto e regjistrimit të pasurisë, kosto e lejeve të ndërtimit, çmimet e naftës, çmimet e hoteleve me 4 dhe 5 yje, kosto e lidhjes së energjisë, tatimfitimi, TVSH, normën totale të taksave në % të fitimit dhe të ardhurat për frymë të vendit, të matura sipas fuqisë blerëse.
Ndërsa Shqipëria është konkurruese në pagë dhe në qira, ajo është tepër jokonkurruese në çmimet e naftës, që janë më të lartat në rajon dhe sidomos në normën e taksave në përqindje ndaj fitimit, që sipas raportit Doing Business të Bankës Botërore është rreth 37%, më i larti në rajon, së bashku me Serbinë. Gjithsesi, ky i fundit e amortizon përmes subvencioneve që u jep kompanive të huaja, si për vende pune të hapura, ashtu dhe mjediseve (ndërtesë, apo tokë). Shqipëria ka normën më të lartë të TVSH-së dhe tatimfitimit, (20% dhe 15% përkatësisht) së bashku me Serbinë, si dhe të kontributit të sigurimeve shoqërore të paguar nga punëdhënësi.
Renditja europiane, kryesojnë qytetet novative
Për të realizuar renditen e Investimeve të Huaja Direkte të këtij viti, Financial Times mblodhi të dhëna nga 489 zona në shtetet europiane (301 qytete, 150 rajone dhe 38 kompani partnere lokale) në pesë kategori: potenciali ekonomik, mjedisi i punës, eficienca e kostos, infrastruktura dhe klima e favorshme e biznesit.
Në renditjen e 2017-2018 për të gjithë Europën, mbizotëron Londra, një pozicion që ajo e mban që prej dhjetë vitesh tashmë. Në pesë vitet e fundit, Londra ka mirëpritur 1880 investitorë të huaj, më e larta nga 301 qytetet që përfshihen në renditje. Në periudhën e studiuar, Londra tërhoqi më shumë projekte sesa Parisi dhe Dublini së bashku, përfshirë investime nga kompani si gjiganti amerikan i shitjeve me pakicë Amazon, kompania e internetit me bazë në Amerikë, Facebook dhe kompania izraelite e informatikës Mindspace. Investimet në programe dhe IT përbëjnë rreth 50% të totalit për Londrën.
Në vend të dytë këtë vit ka kaluar Dublini, duke i zënë vendin Parisit, që tashmë është i treti. Me sytë nga negociatat e vështira të daljes së Britanisë së Madhe nga BE, Dublini po kërkon të përfitojë nga kompanitë që do të lënë Londrën, në kërkim të një qendre të re financiare. Dublini, i cili ka taksën më të ulët korporative në BE, me 12.5%, ka një ecuri më të mirë sesa konkurrentët e tij direktë në shërbimet financiare, si Amsterdami (që renditet i katërti në total) dhe Frankfurti (i shtati). Në vend të pestë është Mynihu, në vend të gjashtë Moska, në të tetin Zyrihu, të nëntin Kembrixhi dhe të dhjetin Helsinki.
Më të lexuarat
![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
![Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik](images/news/euro kursi kembimit minimim i ri historik.jpg)
![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
![788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet 788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet](images/news/instat turiste te ardhura shpenzime raporti.jpg)
![Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj](images/news/paga administrate qershor rritje buxheti.jpg)
![Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave](images/news/zgjedhjet europiane partite e djathta ekstreme.jpg)
![Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise](images/news/matura provimi dyte gjuhe letersi.jpg)
![Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh](images/news/prona cmime te larta raporti shqiperi.jpg)
![Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen](images/news/policia protesta plan masazh rruget.jpg)
![2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi 2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi](images/news/puna online shtepi raporti.jpg)