![Ligji i ri per token, dixhitalizimi i kartelave te pasurive te paluajtshme perfundon ne 2027 Ligji i ri per token, dixhitalizimi i kartelave te pasurive te paluajtshme perfundon ne 2027](images/news/ligji pronat kartelat 2027.jpg)
Nis aktivitetin kompania italiane ne sektorin automotiv
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj gjatë një vizitë në kompaninë italiane Mabiel, pjesë e grupit Martinetto, e cila ka filluar rishtazi aktivitetin e saj në Shqipëri në industrinë automotive, një sektor me zhvillim të rëndësishëm në tre vitet e fundit në vend.
“Këtu jemi në një fabrikë të re, të ndërtuar nga grupi Martinetto, të cilët prodhojnë produkte specifike për industrinë automotive. Kanë vetëm dy muaj që kanë filluar. Siç e shikoni, industria është pothuajse e gjitha robotike, pra nuk është nga ato industri ku punësohen me qindra e me mijëra, por është nga ato industri që kanë vlerë të shtuar serioze për ekonominë shqiptare.
Kompania, e cila erdhi për herë të parë në Shqipëri në gusht 2017, filloi aktivitetin brenda një kohe shumë të shkurtër, në muajin dhjetor. Produkti ekpsortohet në të gjithë vendet e botës, në Europë, Azi e Amerikë. “Kompania është një nga dy prodhuesit e këtyre produkteve specifike në botë. Janë fijet metalike të guarnicioneve të makinave dhe sigurisht që janë vetëm për eksport, për eksport në Japoni, për eksport në Australi, për eksport në Amerikë, madje përfitojnë edhe nga marrëveshja e tregtisë së lirë që ne kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo dhe diku tjetër në Europë. Unë besoj që, ajo që qeveria “Rama 1” kishte në axhendën e vet, në mandatin e parë, dhe tani po e shtyn me forcë, industrializimi i lehtë i vendit, stili Italian sigurisht, pra kompani të vogla dhe të mesme që prodhojnë produkte specifike për eksport, është duke ndodhur. Sigurisht është rrugë e gjatë, por është duke ndodhur” – tha Ministri Ahmetaj në një prononcim për mediat.
Administratori i kompanisë, Claudio Paganini, tha se ka gjetur mbështetje shumë të madhe për fillimin në një kohë shumë të shkurtër të biznesit të tij në Shqipëri. “Jemi shumë të lumtur që ndodhemi këtu. Kjo është një fushë strategjike për ne, jemi këtu me këtë produkt, që është një produkt për makinat. Bëjmë 95 % eksport dhe jemi të sigurt se do të jetë një sukses. Jemi vërtet të kënaqur që jemi këtu sepse përveç të tjerash kemi gjetur një ent, si AIDA, mbështetja e së cilës ishte shumë e rëndësishme për ne, sepse nuk njihnim vendin, nuk njihim askënd, pra ishte një ndihmesë e madhe. Kjo ishte për ne vërtet e rëndësishme, kështu që faleminderit” – tha Paganini.
I pyetur se sa kanë ndikuar lehtësitë e ofruara nga qeveria për ardhjen në Shqipëri të kompanisë italainë, Ministri Ahmetaj tha:
“Grupi Italian përmendi disa nga lehtësitë. Patjetër është lehtësia që ne kemi krijuar me heqjen e TVSH së makinerive dhe pajisjeve, është imazhi i mirë i përmirësuar i Shqipërisë, është dëshira për të mësuar. Më thane që nuk kanë ardhur këtu për koston e lirë të fuqisë punëtore, përkundrazi. Janë këtu për arsye të tjera, që nga ambientit i të bërit biznes, që nga afërsia me tregjet, që nga sistemi tatimor, që nga lehtësia e futjes së makinerive dhe pajisjeve, etj. Realisht ndihem shumë i kënaqur që pashë diçka të kësaj natyre specifike që rrit gamën e eksporteve shqiptare” – u shpreh Ahmetaj. Mabiel me qendër në Torino, është një nga dy kompanitë në botë për prodhimin e pjesëve specifike të guarniconeve të makinave, konkretisht shirita me fije metalike dhe sintetike që vendosen si skelete në pjesën e brendshme të profileve të gominave të makinës dhe kabinës elektrike. Pas vendimit për internacionalizim në tregje të reja, grupi vendosi hapjen e kompanisë së dytë, Mabiel International me qendër në Vorë. |Monitor
Më të lexuarat
![Ligji i ri per token, dixhitalizimi i kartelave te pasurive te paluajtshme perfundon ne 2027 Ligji i ri per token, dixhitalizimi i kartelave te pasurive te paluajtshme perfundon ne 2027](images/news/ligji pronat kartelat 2027.jpg)
![Rama: Tuneli i Llogarase hapet me 5 korrik, Dukat-Palase per 7 minuta Rama: Tuneli i Llogarase hapet me 5 korrik, Dukat-Palase per 7 minuta](images/news/tuneli llogarase hapet 5 korrik.jpg)
![18 ankande bonosh dhe obligacionesh ne korrik-shtator, vlera arrin 74.6 mld leke 18 ankande bonosh dhe obligacionesh ne korrik-shtator, vlera arrin 74.6 mld leke](images/news/bsh ankande letra vlere korrik shtator.jpg)
![130 mln leke per rrugen e vjeter Fier-Vlore, ARRSH gati tenderin per rehabilitimin 130 mln leke per rrugen e vjeter Fier-Vlore, ARRSH gati tenderin per rehabilitimin](images/news/fier vlore aksi vjeter tender rehabilitim.jpg)
![Nendeklarimi i pagave, INSTAT: Mbi 55 per qind e punonjesve nuk arrijne rrogen mesatare Nendeklarimi i pagave, INSTAT: Mbi 55 per qind e punonjesve nuk arrijne rrogen mesatare](images/news/nendeklarimi pagave instat raporti.jpg)
![Media australiane: Shqiperia, perle e turizmit evropian ne zhvillim Media australiane: Shqiperia, perle e turizmit evropian ne zhvillim](images/news/turizmi shqiperi media australiane.jpg)
![Shqiperia, me perqindjen me te larte te popullsise ne prag varferie ne Europe Shqiperia, me perqindjen me te larte te popullsise ne prag varferie ne Europe](images/news/shqiperia niveli varferise europe raporti.jpg)
![Inflacioni baze bie ne nivelin me te ulet qe prej vitit 2021 Inflacioni baze bie ne nivelin me te ulet qe prej vitit 2021](images/news/inflacion niveli baze me i ulet 2021.jpg)
![UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta](images/news/gaza e shkaterruar luftaa.jpg)
![Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi](images/news/perkeqesohet hendeku ghinor 2024.jpg)