![UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta](images/news/gaza e shkaterruar luftaa.jpg)
Vija bregdetare e jugut, 6 studio ne gare, projekti nis pranveren e 2015-es
Qeveria shqiptare ka njoftuar se pranverën e vitit 2015 do të nisin të zbatohen projektet për vijën bregdetare të jugut dhe vendbanimet autoktone në Shqipëri, që rezultuan fituese sot.
Ka qënë Zv.Kryeministri Niko Peleshi dhe Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni kanë marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të kompanive që u shpallën fituese të konkursit të shpallur nga Qeveria shqiptare. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit ka hapur konkursin ndërkombëtar për rehabilitimin e vijës bregdetare të jugut dhe korridorin ekonomik Tiranë-Durrës.
Në fazën e parë të garës kanë marrë pjesë 30 skuadra, nga të cilat janë përzgjedhur 6 prej tyre, që kanë bërë prezantimet e projekteve përkatëse. Konkretisht për vijën bregdetare jugore, bëhet fjalë për rehabilitimin e segmentit të Orikumit, Sarandës dhe Himarës. Në kushtet kur infrastruktura rrugore është e amortizuar dhe pa një plan të mirëfilltë zhvillimi, vënia në zbatim e projekteve fituese do të ndikojë dretpërsëdrejti në zhvillimin e turizmit dhe përmirësimi e jetesës për banorët e këtyre zonave.
Pas prezantimeve, juria në bashkëpunim me përfaqësues vendorë të këtyre zonave beri përzgjedhjen e projekteve fituese, të cilat më tej do të zbatohen në terren.
Për projektin e “Vijës Bregdetare të Jugut”, fitues u shpallën:
Loti 1 - Sarandë
OPENFABRIC - Holandë,
CITYFORSTER- Holandë,
PolyLester - Holandë,
Symbiotica - Shqipëri.
Loti 2 - Himara
BUREAU BAS SMETS – Belgjikë
VADIM VOSTER – Belgjikë
TRANSSOLAR – Belgjikë ERIK DE ËAELE – Belgjikë
SON Engineering & Construction – Shqipëri
Loti 3 – Orikum
ATENA Studio – Itali
Atelier 4 - Shqipëri
Fitues për projektin “Korridori Ekonomik "Tiranë - Durrës" u shpallën:
Loti 1 - Tirana
PioveneFabi – Itali
Yellow Office – Itali
Stefano Graziani – Itali
ArchiSpace – Shqipëri
Vladimir Myrtezai - Shqipëri
Loti 2 - Vorë
Dogma Studio – Itali + Belgjikë
Andrea Branzi – Itali
B&L - Shqipëri
Loti - 3 Durrës
L'AUC – Francë
DEA Studio – Albania
Për përzgjedhjen e fituesit e projektit të "Vijës Bregedate të Jugut" dhe fshatrave autoktone Juria përbëhej nga: Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglnatina Gjermeni; Sasa Randic, Jonida Turani; Peter Herrle, Freek Persyn; Johan Anrys dhe Artan Shkreli.
Ndërsa për përzgjedhjen e fituesit të projektit "Korridorit Ekonomik Tirane-Durrës", Juria përbëhej nga: Zëvendëskryeministri Niko Peleshi; Sotira Kornaroporulou; Andreas Ruby; George Brugmans; Xaveer de Geyter dhe Tytymce.
12 studiot e përzgjedhura si më të mirat për në fazën e dytë, prezantuan projektet e tyre për secilën hapësirë. Ato kishin në dispozicion 30 minuta kohë e cila ishte kompozuar në mënyrë të tillë që në minutazhin e vënë në dispozicion të përfshihej edhe pjesëmarrja direkte e publikut dhe grupeve të interesit përmes pyetjeve dhe komenteve të ndryshme. Po ashtu, faqja e Atelier Albania në rrjetin social Facebook, ishte aktive duke mirëpritur në kohë reale komentet e ndryshme nga publiku, të cilat u morën në konsideratë më pas në vendimmarrjen e Jurisë. Zhvillimi i këtij konkursi pati një risi, pasi aktivitetet janë ndihmuar edhe nga pjesëmarrja shumë aktive e publikut dhe specialistëve të fushës.
Konkurset për "Vijën Bregdetare të Jugut" dhe 'Korridorin Ekonomik Tiranë - Durrës" u lancuan në fillim të muajit Tetor nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe Atelier Albania. Më shumë se 30 konsorciume të kompozuara nga studio arkitekture, planifikimi, peizazhi dhe arti, vendase dhe të huaja, shprehën interesin për të marrë pjesë. Në përfundim të afatit të fazës së parë, Juria e përbërë nga profesionistë të sektorit publik e privat, përzgjodhi për në fazën e dytë të konkursit 6 propozimet më të mira.
Më të lexuarat
![UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta](images/news/gaza e shkaterruar luftaa.jpg)
![Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi](images/news/perkeqesohet hendeku ghinor 2024.jpg)
![Kredite e shpejta drejt fundit, BSH po pergatit rregulloren qe do kufizoje huadhenien Kredite e shpejta drejt fundit, BSH po pergatit rregulloren qe do kufizoje huadhenien](images/news/rregullore per mikrokredittt.jpg)
![Bota ende e papergatitur per pandemine e ardhshme Bota ende e papergatitur per pandemine e ardhshme](images/news/bota papergatirutr pandemi.jpg)
![Veliaj: Kete vere shperndajme banesat e reja per familjet e Kombinatit Veliaj: Kete vere shperndajme banesat e reja per familjet e Kombinatit](images/news/pallatet ne kombinat brenda veres.jpg)
![Monument kulture, nisin punimet perforcuese ne Uren e Zogut Monument kulture, nisin punimet perforcuese ne Uren e Zogut](images/news/restaurimi i ures se zogut ne mat.png)
![Prej 2 muajsh euro ne kufijte e 100 lekeve, priten tre nderhyrje nga Banka e Shqiperise Prej 2 muajsh euro ne kufijte e 100 lekeve, priten tre nderhyrje nga Banka e Shqiperise](images/news/tre nderhzrje nga banka e shqiperiseee bsh.jpg)
![Balluku: Se shpejti hapet gara nderkombetare per Portin e Ri Tregtar ne Durres Balluku: Se shpejti hapet gara nderkombetare per Portin e Ri Tregtar ne Durres](images/news/gara port tregtar dr.jpg)
![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
![Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit](images/news/zgjerimi i pistes 3 herre.jpg)