Secondary Adv

Ndertimi i Xhamise se re, 173 milione leke per shpronesimin e pronareve


Edhe pse dihet tashmë që pronarët e truallit nuk bien dakort me çmimin e shpronësimit, qeveria ka miratuar vendimin për të nisur procedurat për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë në Tiranë. Në vendimin e së martës është miratuar vendimi për ta bërë këtë shpronësim në vlerën e plotë prej rreth 173 milionë lekësh duke respektuar më parë afatet e ankimimit nga pronarët e truallit.


Në fund të vendimit, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, udhëzohet që brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës në hartën treguese të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit, të miratuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës, dhe të bëjnë kalimin e pronësisë për pasurinë e shpronësuar.
Më herët, këtë vendim e paralajmëroi edhe zëvendëskryeministri Niko Peleshi gjatë një deklarate për shtyp në kryeministri, ndërsa pas vendimit, nuk munguan edhe reagimet e familjarëve të truallit ku do të ndërtohet objekti i kultit, duke e quajtur këtë hap të qeverisë, si një tjetër lëvizje antiligjore.


Vendimi i plotë i qeverisë
Spronësim, pë interes publik, të pronarëve tëpasurisë së paluajtshme, pronë provate , që preket nga zbatimi i projektit “Ndërtimi i muzeut të bashkëjetesës”, miratuar me vendim nr.1/2014, të Komunitetit Shtetëror të muzeve. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave.
Vendosi:
Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga zbatimi i projektit “Ndërtimi i Muzeut të Bashkëjetesës”, miratuar me vendimin nr.1/2014, të Komitetit Shtetëror të Muzeve. Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës. Pronarët e pasurisë së paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasurinë “truall”, me një vlerë të përgjithshme 173 091 780 (njëqind e shtatëdhjetë e tre milionë e nëntëdhjetë e një mijë e shtatëqind e tetëdhjetë) lekë.


Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 173 091 780 (njëqind e shtatëdhjetë e tre milionë e nëntëdhjetë e një mijë e shtatëqind e tetëdhjetë) lekësh të përballohet nga fondet e buxhetit të shtetit, të miratuara për vitin 2014, për Ministrinë e Kulturës, “Programi i trashëgimisë kulturore dhe muzetë”. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Ministria e Kulturës.


Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Sipas kartelës së pasurisë”, të likuidohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës të kryejë likuidimet, për efekt shpronësimi, në bazë të pikave 3, 4 dhe 6, të këtij vendimi. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës në hartën treguese të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit, të miratuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës, dhe të bëjnë kalimin e pronësisë për pasurinë e shpronësuar.


Ngarkohen Ministria e Kulturës, Ministria e Financave, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./Panorama


Më të lexuarat