![Rama: Tuneli i Llogarase hapet me 5 korrik, Dukat-Palase per 7 minuta Rama: Tuneli i Llogarase hapet me 5 korrik, Dukat-Palase per 7 minuta](images/news/tuneli llogarase hapet 5 korrik.jpg)
Shifrat e FMN-se: Edhe ne vitin 2020, Shqiperia dhe Kosova do te jene nder me te varferat ne Europe
Të ardhurat për frymë të Shqipërisë në vitin 2022 pritet të arrijnë në 6,206 dollarë, nga 4,520 dollarë që ishin në vitin 2017, sipas statistikave të publikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Ndonëse me rritje, ajo nuk është e mjaftueshme për të kaluar shtetet e tjera, duke e lënë sërish atë ndër më të varfërat e Europës. Në vitin 2022, vendi ynë do të renditet në vendin e 100 në botë përsa i përket të ardhurave për frymë, duke lënë pas në Europë vetëm Kosovën, Bosnjën, Moldavinë dhe Ukrainën.
Sipas të dhënave krahasuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor, shteti që do të ketë të ardhura më të larta në vitin 2022, do të jetë Mali i Zi, me gati 9,100 dollarë, i ndjekur nga Serbia, me 8,011 dollarë, më pas Maqedonia, me rreth 7100 dollarë. Shqipëria pritet t’ia kalojë Bosnjës, që në vitin 2022 pritet të ketë të ardhura për frymë prej rreth 5,800 dollarë. Ndërsa Kosova do të vijojë të jetë më e varfra në Ballkan, me 4,300 dollarë.
Në një intervistë të mëparshme për Monitor, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i FMN-së, z.Tao Zheng, ka pohuar se Shqipëria ka mbetur ende një prej vendeve më të varfëra të Europës për disa arsye, si niveli i ulët ekonomik në fillim të viteve ‘90, kriza e vitit 1997, reformat e ngadalta, të cilat kanë bërë që vendi të mos arrijë të tërheqë investime në sektorë me vlerë të lartë. Ai ka pohuar se niveli aktual i zhvillimit ekonomik është rezultat i disa faktorëve.
Së pari, Shqipëria filloi nga një bazë shumë e ulët. Në vitin 1991, ishte vendi më i varfër në Europë me kapital shumë të kufizuar, infrastrukturë të vjetruar, pothuajse asnjë industri dhe institucione të dobëta.
Së dyti, kriza e vitit 1997 ishte një hap i madh mbrapa në procesin e zhvillimit.
Së treti, përparimi në reformat lidhur me zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë, ka qenë më i ngadaltë. Si rrjedhojë, Shqipëria ka pasur më shumë vështirësi në tërheqjen e investimeve në sektorë me vlerë më të lartë, ka pohuar z.Zheng.
Të dhëna të tjera të Eurostat konfirmojnë se Shqipëria ka ngecur prej disa vitesh në nivelin e të ardhurave. Për vitin 2016, të ardhurat për frymë të shqiptarëve ishin sa 29% e mesatares së BE, nga 30% që ishin në 2014-n. Shtetet e tjera të rajonit kanë ecur të gjitha përpara. Bosnja, që dikur ishte më poshtë se ne, tashmë ka mbërritur në 32% të mesatares së BE. Edhe Serbia, pas rënies relative në 2015, ka rikuperuar treguesin në 37% të mesatares së BE. Nivelin më të lartë të PBB-së për frymë në rajon e ka Mali i Zi, sa 45% e mesatares së BE-së.
Ndërsa Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në një raport të fundit të saj, ku bën një vlerësim të konvergjencës së Ballkanit Perëndimor me mesataren e standardit të jetesës në BE, ka pohuar se Shqipërisë dhe Ballkanit mund t’i duhen nga 60 vjet (me skenarin optimist) deri në 200 vjet (me skenarin pesimist) për të arritur mesataren e të ardhurave të Bashkimit Europian./ Monitor
Më të lexuarat
![Rama: Tuneli i Llogarase hapet me 5 korrik, Dukat-Palase per 7 minuta Rama: Tuneli i Llogarase hapet me 5 korrik, Dukat-Palase per 7 minuta](images/news/tuneli llogarase hapet 5 korrik.jpg)
![18 ankande bonosh dhe obligacionesh ne korrik-shtator, vlera arrin 74.6 mld leke 18 ankande bonosh dhe obligacionesh ne korrik-shtator, vlera arrin 74.6 mld leke](images/news/bsh ankande letra vlere korrik shtator.jpg)
![130 mln leke per rrugen e vjeter Fier-Vlore, ARRSH gati tenderin per rehabilitimin 130 mln leke per rrugen e vjeter Fier-Vlore, ARRSH gati tenderin per rehabilitimin](images/news/fier vlore aksi vjeter tender rehabilitim.jpg)
![Nendeklarimi i pagave, INSTAT: Mbi 55 per qind e punonjesve nuk arrijne rrogen mesatare Nendeklarimi i pagave, INSTAT: Mbi 55 per qind e punonjesve nuk arrijne rrogen mesatare](images/news/nendeklarimi pagave instat raporti.jpg)
![Media australiane: Shqiperia, perle e turizmit evropian ne zhvillim Media australiane: Shqiperia, perle e turizmit evropian ne zhvillim](images/news/turizmi shqiperi media australiane.jpg)
![Shqiperia, me perqindjen me te larte te popullsise ne prag varferie ne Europe Shqiperia, me perqindjen me te larte te popullsise ne prag varferie ne Europe](images/news/shqiperia niveli varferise europe raporti.jpg)
![Inflacioni baze bie ne nivelin me te ulet qe prej vitit 2021 Inflacioni baze bie ne nivelin me te ulet qe prej vitit 2021](images/news/inflacion niveli baze me i ulet 2021.jpg)
![UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta](images/news/gaza e shkaterruar luftaa.jpg)
![Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi](images/news/perkeqesohet hendeku ghinor 2024.jpg)
![Kredite e shpejta drejt fundit, BSH po pergatit rregulloren qe do kufizoje huadhenien Kredite e shpejta drejt fundit, BSH po pergatit rregulloren qe do kufizoje huadhenien](images/news/rregullore per mikrokredittt.jpg)