Secondary Adv

Reforma e ujit, Gjiknuri: Te ardhurat shtese te ujesjellesve te shkojne per te shlyer energjine

Të ardhurat shtesë që po arkëtohen nga ndermarrjet e ujësjellës-kanalizimeve si efekt i reformës në sektor duhet që të përdoren në mënyrë ekonomike duke shlyer detyrimet e prapambetura sidomos ato të energjisë.

 

Ka qenë kjo pika ku ka vënë theksin Ministi për Infrastrukturën dhe Energjinë Damian Gjiknuri gjatë një vizite në një prej qendrave të ë Kujdesit ndaj Klientit në Ujësjellësin e Elbasanit ku theksoi se sëbashku me Ministrin për Financat dhe Ekonominë Arben Ahmetaj kanë firmosur një udhëzim të përbashkët. Pikërisht në këtë udhëzim u kërkohet kryetarëve të bashkive që të disiplinojnë shpenzimet dhe të mirëadministrojnë të ardhurat e krijuara shtesë.

 

Kjo lidhet më shumë me përjashtimin e politikave të rritjes të pagave apo masa të tjera që nuk i shërbejnë shëndoshjes së financave të ndërmarrjeve të ujësjellësve që tradicionalisht kanë shfaqur problematika me punësime të larta të konsideruara si politke, dhe humbje të mëdha financiare.

 

“Sëbashku me Ministrinë e Financave kemi vendosur që ky proces të normohet në mënyrën e duhur. Pra, që këto të ardhura të paplanifikuara të mos përdoren siç ndodh ndonjëherë nga ndërmarrjet për shpenzime personeli apo blerë gjëra të panevojshme. Duhet të përdoren për të shëndoshur gjendjen financiare të kompanive si dhe për të likujduar detyrimet që mund të ketë ndaj sektorit të energjisë elektrike. Qëllimi i qeverisë është që ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve të forcohen, të menaxhohen siç duhet dhe ka një sërë masash të tjera reformatore që do ta bëjnë të mundur në çdo bashki që ujësjellës-kanalizimet të funksionojnë si ndërmarrje që mbulojnë kostot e tyre operative”, nënvizoi Gjiknuri.

 

Ministri vuri theksin tek rëndësia e kthimit të ligjshmërisë në sektor ndëkrohë vlerësoi se sot reforma për formalizmin ka hyrë në një pikë të rëndësishme.

 

Jo rastësisht theksi për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura vihet tek energjia pasi ndërmarrjet e ujësjellsave janë ndër debitorët kryesorë pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike një situatë që ka vite që është kështu. Në fund të vititi 2017 u raporua se ky borxh ishte të paktën 63 milionë euro i akumuluar vit pas viti. /Monitor


Më të lexuarat