![Rruga e Arbrit, perfundon gjysma e kohes se koncesionit, punimet ende vazhdojne Rruga e Arbrit, perfundon gjysma e kohes se koncesionit, punimet ende vazhdojne](images/news/rruga arbrit punimet koncesioni.jpg)
Bie vrulli i ndertimeve dhe shitjeve ne tremujorin e katert 2017
Të dhënat mbi indeksin e shitjeve në sektorin e industrisë dhe shërbimeve në tremujorin e katërt, treguesi më i hershëm i ecurisë së prodhimit të brendshëm bruto, japin një panoramë të dobët të rritjes së disa sektorëve kryesorë, si industria, ndërtimi, tregtia.
Ndërsa me rënie kanë rezultuar sektorët e transportit dhe komunikacionit. Pas një rritjeje të ndjeshme në tremujorin e dytë dhe të tretë të vitit 2017, vrulli i ndërtimeve duket se ka rënë në muajt e fundit të vitit. Të dhënat e fundit të INSTAT lidhur me indekset e treguesve në aktivitetin Ndërtim, në tremujorin e katërt 2017, tregojnë se paraqiten si më poshtë, Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 7,5 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2016. Në tremujorin e dytë rritja kishte qenë mbi 30% dhe në të dytin mbi 15%, duke shënuar rekordin e viteve të fundit.
Sipas INSTAT, po për ndërtimin, Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 7,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 13,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Për industrinë, rritja ka qenë e dobët. Sipas INSTAT, Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 1,5 %, dhe ai i prodhimit rritje 3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ecurinë më të mirë brenda industrisë e ka pasur “Energji elektrike, Gaz, Avull”, ku indeksi i shitjeve u rrit me 21,3 %, me bazë vjetore. Në “Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve”, Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 8,6 % me bazë vjetore.
Shërbimet
Në aktivitetet e shërbimeve, indeksi i shitjeve në volum neto në tregti Tregti, (e cila përfshin tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave), në tremujorin e katërt 2017, rritje 1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky aktivitet shënoi dhe rënie të të punësuarve me 2.7% dhe të forndit të pagave me 0.2%.
Në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Posta, i cili përfshin transportin Hekurudhor të mallrave, Detar, Ajror, Magazinimin dhe aktivitetin Postar, Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 4,8 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2016. Në aktivitetin Hotele, Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 6,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 3,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më.
Në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, i cili përfshin aktivitetin e Publikimit, Telekomunikacionit si dhe shërbimet e Teknologjisë së Informacionit, Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 7,6 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2016. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 1,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më. Tremujori i katër përkon me mbylljen e kompanisë celulare Plus. Në aktivitetin Agjenci udhëtimi, Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 5,8 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2016. Ky sektor ka shënuar dhe rritjen më të madhe të të punësuarve në 22,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më.
Më të lexuarat
![Rruga e Arbrit, perfundon gjysma e kohes se koncesionit, punimet ende vazhdojne Rruga e Arbrit, perfundon gjysma e kohes se koncesionit, punimet ende vazhdojne](images/news/rruga arbrit punimet koncesioni.jpg)
![Me shume te ardhura ne buxhetin e shtetit, ne 5 muaj u arketuan 287 mld leke Me shume te ardhura ne buxhetin e shtetit, ne 5 muaj u arketuan 287 mld leke](images/news/buxheti shtetit arketimet 5 mujor.jpg)
![Eksportet i rikthehen renies ne maj, bien me 12.4 per qind Eksportet i rikthehen renies ne maj, bien me 12.4 per qind](images/news/eksporte serish renie maj 2024.jpg)
![Ligji i ri per token, dixhitalizimi i kartelave te pasurive te paluajtshme perfundon ne 2027 Ligji i ri per token, dixhitalizimi i kartelave te pasurive te paluajtshme perfundon ne 2027](images/news/ligji pronat kartelat 2027.jpg)
![Rama: Tuneli i Llogarase hapet me 5 korrik, Dukat-Palase per 7 minuta Rama: Tuneli i Llogarase hapet me 5 korrik, Dukat-Palase per 7 minuta](images/news/tuneli llogarase hapet 5 korrik.jpg)
![18 ankande bonosh dhe obligacionesh ne korrik-shtator, vlera arrin 74.6 mld leke 18 ankande bonosh dhe obligacionesh ne korrik-shtator, vlera arrin 74.6 mld leke](images/news/bsh ankande letra vlere korrik shtator.jpg)
![130 mln leke per rrugen e vjeter Fier-Vlore, ARRSH gati tenderin per rehabilitimin 130 mln leke per rrugen e vjeter Fier-Vlore, ARRSH gati tenderin per rehabilitimin](images/news/fier vlore aksi vjeter tender rehabilitim.jpg)
![Nendeklarimi i pagave, INSTAT: Mbi 55 per qind e punonjesve nuk arrijne rrogen mesatare Nendeklarimi i pagave, INSTAT: Mbi 55 per qind e punonjesve nuk arrijne rrogen mesatare](images/news/nendeklarimi pagave instat raporti.jpg)
![Media australiane: Shqiperia, perle e turizmit evropian ne zhvillim Media australiane: Shqiperia, perle e turizmit evropian ne zhvillim](images/news/turizmi shqiperi media australiane.jpg)
![Shqiperia, me perqindjen me te larte te popullsise ne prag varferie ne Europe Shqiperia, me perqindjen me te larte te popullsise ne prag varferie ne Europe](images/news/shqiperia niveli varferise europe raporti.jpg)