Secondary Adv

Nga 1 Janari i 2015-es rritet cmimi i kartes se identitetit dhe pasaportes

 

Shqiptarët, që do të aplikojnë nga 1 Janari i vitit 2015- s me karta të reja identiteti dhe pasaporta të reja biometrike do t’u duhet të paguajnë më shumë.Letërnjoftimet do të kenë element shtesë sigurie por edhe do të mundësojnë përfitimin e shërbimeve publike elektronikisht. Nga 1 janari, shtetasit shqiptarë do të paguajnë 1 500 lekë për kartat e identitetit dhe 7 500 lekë për pasaportat biometrike.


Kuponët e rinj me tarifat e reja do të jenë në shitje nga 1 janari i vitit të ardhshëm ndërsa kuponët egzistues do të mund të përdoren deri me 30 dhjetor. Pas kësaj date, kuponët e blerë për karta identiteti apo pasaporta biometrike nuk do të jenë të vlefshme, çka nënkupton se me kuponët aktualë nuk do të mund të përfitosh kartën dhe pasaportën e re biometrike pas 1 janarit.
Rritja për kartat e identitetit rezulton me 300 lekë ndërsa për pasaportat biometrike me 1500 lekë. E përsa i përket aplikimeve nëpër konsullata, kuponët për kartë identiteti pas 1 janarit do të variojnë nga 12 deri në 16 euro ndërsa pasaportat biometrike nga 130 deri në 170 euro.
 
Tarifat pas 1 janarit 2015:
Karta e identitetit 1500 lekë
Pasaporta biometrike 7500 lekë

Burimi: Ministria e Brendshme


Më të lexuarat