Secondary Adv

TAP hap tenderin per ndertimin e tubacioneve


Trans Adriatic Pipeline AG (TAP), ka celur garën e madhe për ndërtimin e seksioneve të tubacionit që do të përcjellë gazin azer nëpërmjet Shqipërisë dhe Greqisë në Europë. Burimet zyrtare të TAP kanë njoftuar se, kontratat e mëdha, mund të ndahen në kontrata të mëtejshme, në varësi të ofertave të ofruara. 


Gara e parakualifikimit për kompanitë ishte shpallur që në maj të këtij viti. Garuesit konkurojnë për ndërtimin e rreth 760 km të  tubacionit që kalon në Greqi dhe Shqipëri. Kompanitë e ftuara në tender janë organizata ndërkombëtare të ndërtimit tubacioneve, duke përfshirë edhe kompanitë nga vendet pritëse TAP Shqiperi . Të njëjtat burime pohojnë se, ndërtimi i Gazsjellësit Trans Adriatik është planifikuar të fillojë në 2016 dhe do të ndahet në pesë lote (ose seksione). Tri lote në Greqi dhe dy lote në Shqipëri. Pika më e lartë e projektit, 1800 metra, do të jetë në Shqipëri dhe tubacioni  do kalojë në shumë rrugë dhe lumenj. 

 


TAP ne Shqiperi planifikon të shpallë fituesit për ndërtimin e tubacionit në tremujorin e tretë të 2015. Ftesa e ardhshme për tendera do të lëshohet nga TAP është për stacionet kompresor në Greqi dhe Shqipëri. TAP Shqiperi planifikon të shpallë tenderat për këto shërbime në  tremujorin e katërt të 2014. Knut Steinar Kvindesland, Drejtor i Prokurimit në TAP tha, “Kontrata për ndërtimin e seksioneve të tubacionit është më e madhe se, parashikimet fillestare. Aftësia ofertuesve për të përmbushur standardet e larta të TAP-it mbi shëndetin, sigurinë, mjedisin dhe aftësinë për të demonstruar një “politikë të zero, dëm” do të jenë kriterët kryesore në përzgjedhjen e ofertuesve.


Kontraktuesit e tubacionit, gjithashtu do të jenë përgjegjës për sigurimin e nënkontraktorëve për të zbatuar pjesë të veçanta të kontratës. Kjo mund të krijojë punësim dhe mundësi të tjera për biznesët, duke kontribuar për prosperitetin ekonomik në vendet, që TAP do të kalojë. TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante, Shah Deniz iI në Azerbajxhan për në Evropë. Zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të punës do të nxiten përgjatë gjurmës së tubacionit.  Ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte. Shitjet e para me gaz nisin në Gjeorgji dhe Turqi në fund të 2018-es, ndërsa dërgesat e para në Evropë do të mundësohen një vit më vonë./Monitor


Më të lexuarat