Secondary Adv

Parashikimet e eksperteve, cmimi i naftes do te vazhdoje te ulet

 

Shkaku kryesor i rënies së çmimit të naftës është konkurrenca. Prodhimi i naftës i ka zhvendosur kohët e fundit raportet në botën e energjisë. Ndërkohë që Amerika po përpiqet që të marrë një rol qendror në këtë sektor, Arabia Saudite po mundohet që t’i konkurrojë sipërmarrjet e SHBA-ve. Për këtë arsye çmimi i naftës ka rënë me një të katërtën.


Çmimi i naftës më 14 nëntor ishte 76,76 dollarë për fuçi, para stabilizimit të çmimeve javën e kaluar për afër 80 dollarë për fuçi. Çmimet vazhdojnë të ulen që nga qershori kur një fuçi naftë ka kushtuar 116 dollarë.


Konsulenti në Shoqatën Kombëtare për Hulumtime Ekonomike, Robert Baron, ka deklaruar se kjo është pasojë e kombinimit të disa faktorëve, duke përfshirë rritjen e prodhimit të naftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, forcimit të dollarit dhe pritjeve të ulëta të rritjes në Azi.
"Unë nuk e di se çfarë po ndodh prapa dyerve të mbyllura, por të gjithë faktorët në tregun e naftës çojnë drejt çmimeve më të ulëta dhe kjo është më e fortë se ajo që SHBA-të dhe Arabia Saudite mund të diktojnë. Mendoj se çmimet i cakton fuqia e tregut", tha Baron duke hedhur poshtë spekulimet se SHBA dhe Arabia Saudite i kanë ulur çmimet në mënyrë që të dëmtojnë Rusinë dhe Iranin.


Ai shtoi se është shumë e mundur që çmimet të shkojnë deri në 70 dollarë për fuçi vitin e ardhshëm para se tregu të bëhet i qëndrueshëm me reduktimin e prodhimit. Prodhimi i naftës së papërpunuar në SHBA ka "shpërthyer" dhe në gusht ishte 8.6 milion fuçi në ditë që është niveli më i lartë që nga viti 1986, sipas të dhënave nga Administrata e informacioneve të energjisë.
James Preciado, analisti i këtij institucioni, ka deklaruar se çmimet do të sillen rreth 83 dollarë për fuçi, para stabilizimit në 81 dollarë në pranverën e ardhshme. Ndërkohë, anëtarët e OPEC-ut kanë ruajtur prodhimin e tyre në përputhje me trendet aktuale. Takimi i  kësaj organizate do të mbahet të enjten në Vjenë dhe pritet qëndrimi i tyre në lidhje me rënien e çmimeve.
Analistët konsiderojnë se disa sektorë janë duke ndjerë pasoja negative të rënies së çmimeve të naftës, ekonomia amerikane në përgjithësi do të fitojë më së shumti nga ky trend. "Konsumatorët do të përfitojnë sepse rënia e çmimeve do të thotë se do të shpenzojnë më pak të holla për transport dhe do t'ju mbetën më shumë të holla për produkte dhe shërbime të tjera", ka thënë Baron.


Më të lexuarat