Secondary Adv

Arena e re e artit, ‘Teatri i Hapur’ se shpejti gati

Amfiteatri në zonën e Liqenit Artificial pas lënies në harresë për më shumë se 30 vite, tashmë ka marrë identitetin e merituar dhe së shpejti do të jetë i hapur për të gjithë kryeqytetasit.

Në 2017, Bashkia e Tiranës miratoi fondin për ta rikthyer këtë amfiteatër, në një pol të fuqishëm artistik në këtë pjesë të preferuar të kryeqytetit. Arena e artit u rikonceptua për t’i dhënë vlerë çdo shfaqjeje që do të jepet për publikun. Lajmi është dhënë nga vetë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i ka dhënë lajm këtë pozitiv të gjithë artdashësve. Rikonstruksioni i Amfiteatrit është kërkuar vazhdimisht edhe nga një sërë artistësh të njohur shqiptarë për të pasur mundësi organizimin e disa shfaqjeve në formën e teatrit të hapur. Me rikonstruksionin e kësaj hapësire, pritet që jeta kulturore në kryeqytet, e veçanërisht në zonën e Liqenit, të gjallërohet edhe më shumë duke afruar qytetarët me natyrën dhe me artin./Shqip 


Më të lexuarat