![UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta](images/news/gaza e shkaterruar luftaa.jpg)
Bashkimi Europian financon 17.8 mln euro per 7 projekte
Është firmosur ditën e djeshme një marrëveshje bashkëpunimi me Bashkimin Europian, ku Shqipërisë i jepet një grant prej 17.8 milionë euro për shtatë projekte. Projektet e bëra të ditura janë: Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme, Bujqësia dhe Zhvillimi Rural, Reforma në Administratën Publike, Punësimi dhe përfshirja Sociale dhe Transporti.
Në ambientet e Ministrisë së Integrimit Evropian, është zhvilluar ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së financimit IPA 2013, me menaxhim të decentralizuar. Nëpërmjet kësaj marrëveshje vendit tonë do t'i akordohet në formë grandi një shumë totale prej 17,8 milion euro për realizimin e shtatë projekteve. Marrëveshja u firmos për palën shqiptare nga ana e ministres së Integrimit Evropian, Klajda Gjosha dhe për palën evropiane nga Yngve Engstroem, shefi i Operacioneve të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë.
Në fjalën e saj, ministrja Gjosha theksoi se marrëveshja me BE-në, është një tjetër hap konkret në fushën e integrimit, që tregon qartë se Shqipëria po i afrohet Evropës, duke ofruar siguri dhe eficiencë administrative. “Ne sot konkretizojmë një sukses e një arritje të madhe për vendin, që dëshmon qartë besimin e Brukselit zyrtar te institucionet shqiptare. Projektet do të zbatohen në fusha ku Shqipëria ka vërtet nevojë për ndërhyrje dhe asistencë, ndaj për ne marrëveshja e sotme merr një rëndësi akoma edhe më të madhe ”, u shpreh ministrja Gjosha.
Gjosha falënderoi edhe njëherë Bashkimin Evropian dhe delegacionin e BE-së në Tiranë, për mbështetjen e dhënë në procesin e integrimit të Shqipërisë. “Gjithashtu, dëshiroj që në emër të qeverisë shqiptare, garantoj se jemi të angazhuar që me përgjegjshmëri të konkretizojmë të gjitha reformat e nevojshme për procesin e integrimit evropian, duke marrë përsipër çdo përgjegjësi”, tha Gjosha.
Për herë të parë, këto projekte do të menaxhohen dhe zbatohen nga vetë strukturat shqiptare të ngritura për këtë qëllim. Më 25 mars 2014 Komisioni Evropian miratoi Vendimin C(2014) 1890, që i jep Shqipërisë kompetencat e menaxhimit për të realizuar zbatimin e decentralizuar të Programeve vjetore në kuadrin e komponentit IPA “Asistenca e Tranzicionit dhe Mbështetja Institucionale”. Me anë të këtij vendimi u konfirmua aftësia e institucioneve shqiptare për të menaxhuar fondet e dhëna nën këtë instrument, sipas procedurave përkatëse të kuadrit ligjor.
Projektet e financuara në kuadër të programit IPA 2013 me menaxhim të decentralizuar, janë hartuar në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Integrimit Evropian, delegacionin e Bashkimit Evropian në Tiranë dhe ministritë e linjës dhe do të kontribuojnë në plotësimin e standardeve të vendit tonë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Shtatë projektet e programit janë të grupuara në 5 sektorë:
• Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme
• Bujqësia dhe Zhvillimi Rural
• Reforma në Administratën Publike
• Punësimi dhe përfshirja Sociale
• Transporti
Më të lexuarat
![UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta](images/news/gaza e shkaterruar luftaa.jpg)
![Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi](images/news/perkeqesohet hendeku ghinor 2024.jpg)
![Kredite e shpejta drejt fundit, BSH po pergatit rregulloren qe do kufizoje huadhenien Kredite e shpejta drejt fundit, BSH po pergatit rregulloren qe do kufizoje huadhenien](images/news/rregullore per mikrokredittt.jpg)
![Bota ende e papergatitur per pandemine e ardhshme Bota ende e papergatitur per pandemine e ardhshme](images/news/bota papergatirutr pandemi.jpg)
![Veliaj: Kete vere shperndajme banesat e reja per familjet e Kombinatit Veliaj: Kete vere shperndajme banesat e reja per familjet e Kombinatit](images/news/pallatet ne kombinat brenda veres.jpg)
![Monument kulture, nisin punimet perforcuese ne Uren e Zogut Monument kulture, nisin punimet perforcuese ne Uren e Zogut](images/news/restaurimi i ures se zogut ne mat.png)
![Prej 2 muajsh euro ne kufijte e 100 lekeve, priten tre nderhyrje nga Banka e Shqiperise Prej 2 muajsh euro ne kufijte e 100 lekeve, priten tre nderhyrje nga Banka e Shqiperise](images/news/tre nderhzrje nga banka e shqiperiseee bsh.jpg)
![Balluku: Se shpejti hapet gara nderkombetare per Portin e Ri Tregtar ne Durres Balluku: Se shpejti hapet gara nderkombetare per Portin e Ri Tregtar ne Durres](images/news/gara port tregtar dr.jpg)
![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
![Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit](images/news/zgjerimi i pistes 3 herre.jpg)