Secondary Adv

Xhacka: Brenda dy javesh nis puna per Rrugen e Arbrit

Ndalesa e rradhës e Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, gjatë turit të llogaridhënies publike të qeverisë, u zhvendos këtë herë në qarkun Dibër. Në qytetin e Peshkopisë, ministrja Xhaçka dha lajmin e mirë se për dy javë fillojnë punimet për Rrugën e Arbërit, e cila do të lidhë Bulqizën me Tiranën për vetëm 30 minuta.

 

”Dibra i ka dhënë shumë Shqipërisë ndër vitem në histori dhe është koha të marrë mbrapsht atë që i takon. Më në fund kanë ardhur mjetet dhe për dy javë fillon puna për rrugën dhe ambicia jonë është që brenda tre vjetëve Tiranë-Bulqizë, që do të lidhet për vetëm 30 minuta, të ketë përfunduar. Fatmirësisht ka hyrë në rrugë të mbarë dhe do të bëhet realitet shumë shpejt dhe jam e bindur që pas kësaj mundësie të jashtëzakonshme edhe Dibra do të jetë e lidhur me pjesën tjetër dhe do të zhvillohet me ritme shumë më të shpejta edhe falë gjithë atyre vlerave që ju i keni këtu,që janë menccuria, punëtoria, aftësia për të bërë gjëra të bukura, gjëra të mëdha”, deklaroi Ministrja. Në bashkëbisedim me qytetarët, Ministrja e Mbrojtjes nënvizoi se, ndërtimi i rrugës nuk mund të lërë në hije nevoja të tjera që qytetarët kanë për arsim, për shëndetësi, për infrastrukturë, për më shumë rrugë, për më shumë shkolla, për më shumë ujësjellësa, për më shumë shërbime, të cilat kanë lidhje me punën e përditshme që bën Qeveria apo bashkia./Shqip


Më të lexuarat