Secondary Adv

Qeveria u lehteson taksat, por cmimet e hotelerise rriten serish

Shqipëria është vizituar nga një numër rekord të huajsh në vitin 2017, sipas statistikave të lëvizjeve të shtetasve të publikuar nga INSTAT. Në total, në Shqipëri hynë 5.1 milionë të huaj, me një rritje prej 8.1% në krahasim me vitin e mëparshëm. 

 

Vjeshtën e vitit të kaluar, për të lehtësuar shërbimet e turizmit, qeveria ka reduktuar TVSH-në në shërbimet e akomodimit dhe furnizimit në 6%, nga 20% që ishte më parë, duke e vënë strukturat akomoduese shqiptare në një garë të barabartë me bizneset e rajonit, të cilat prej vitesh aplikojnë TVSH të diferencuar. Por, në të kundërt të pritjes, çmimet erdhën në rritje, çka duket se është nxitur nga një kërkesë në rritje për këto shërbime. Turistët nga Europa Perëndimore po shtohen dhe hotelet janë të zëna një vit në avancë. 

 

Hotelet shqiptare që në fund të vitit të kaluar raportuan se janë përballur me prenotime jo të zakonshme për pushimet e verës 2018, kryesisht nga turistë çekë, polakë dhe sllovakë. Shqipëria është vizituar nga një numër rekord të huajsh në vitin 2017, sipas statistikave të lëvizjeve të shtetasve të publikuar nga INSTAT. Në total, në Shqipëri hynë 5.1 milionë të huaj, me një rritje prej 8.1% në krahasim me vitin e mëparshëm. Gati gjysma e tyre erdhën për qëllime turistike. Ndonëse gradualisht po e braktisin vendin amë sa u përket pushimeve verore, shtetasit nga Kosova vijojnë të zënë vendin e parë për sa i përket numrit të të huajve në vend, me 34% të totalit (nga 45% që ishte pesha e tyre vitin në 2016-n). Shqipëria po shndërrohet në atraksion për shumë turistë nga Maqedonia, Greqia, Italia, Gjermania, Polonia, Anglia, Çekia, teksa vendi ynë vijon të jetë në fokusin e mediave të huaja që shkruajnë për bukuritë e tij dhe alternativën e çmimeve të lira. Në 2017-n, të huajt nga shtetet e tjera e neutralizuan efektin e ikjes së pushuesve nga Kosova./Shqiptarja.com


Më të lexuarat