Secondary Adv

Pese centrale fotovoltaike ne Shqiperi

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka miratuar licensimin e pesë centraleve fotovolatikë, për prodhimin e energjisë elektrike, katër nga të cilët do të ndërtohen në veri të vendit.

 

1-Shoqërisë “Seman Sunpower” sh.p.k, në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga Centrali fotovoltaik Topojë (Sheq Marinas) me fuqi të instaluar 2000 KW për një afat 20 vjeçar.

2-Kompaninë “Age Sunpower” sh.p.k, në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik Topojë (Sheq Marinas) me fuqi të instaluar 2000 KW, për një afat 20 – vjeçar. 

 

3-Shoqërinë “Malësia Solar 1” sh.p.k., për prodhim energjie nga centrali fotovoltaik, “Lahë e Poshtëme”, Shkrel, Koplik, Rrethi Malësi e Madhe, Qarku Shkodër me fuqi të instaluar 2.5 MW, për një afat 25 vjeçar.

4-Shoqërinë “Malësia Solar 2” sh.p.k., për një central tjetër “Lahë e Poshtëme”, Shkrel, Koplik, Rrethi Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, me fuqi të instaluar 2.5 MW, për po me një afat 25 vjeçar.

5-Shoqërinë “Malësia Solar 3” sh.p.k., që ka të njëjtat përcaktime gjeografike, kapacitet instalues dhe afat licence si dy të parat.

Nxitja e burimeve të rinovueshme të energjisë mori një vëmendje të gjerë gjatë vitit 2017, sidomos ajo e lidhur me energjinë diellore dhe eolike. Diversifikimi i këtij sektori dhe interesit në rritje të sipërmarrësve për të investuar në këtë fushë, i ka ardhur në mbështetje miratimi i kuadrit të nevojshëm ligjor “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme” sipas standardeve ndërkombëtare dhe politikat lehtësuese që ndërmerr qeveria për zgjerimin e investimeve me kontribut ne ekonominë e vendit, siç është në rastin konkret prodhimi i energjisë elektrike./ata 


Më të lexuarat