Secondary Adv

Info-point ne doganen e Tiranes, sherbimi i ri ndaj biznesit dhe individeve

Dogana e Tiranës tashmë ka shtuar shërbimet e saj për biznesin dhe individët përmes hapjes së shërbimit info-point.

 

Operatorët ekonomikë, subjektet apo qytetarët mund t’i drejtohen doganës së Tiranës për të marrë informacion për shërbimet e ofruara, por edhe për aplikimin e procedurave të ndryshme në zbatim të legjislacionit doganor dhe atij të akcizës. Sporteli ka si qëllim kryesor që të interesuarit të gjejnë përgjigje dhe informacion cilësor. Pranë kësaj zyre gjenden edhe broshura apo fletë informuese për shërbimet dhe procedurat që ofrohen nga autoriteti doganor. Gjithashtu është vendosur dhe një formular ankesash për cilësinë dhe etikën në ofrimin e shërbimit. Zyra e info-point do jetë e hapur nga ora 09.00 deri në orën 15.00 nga e hëna deri të premten. Dogana e Tiranës është e para që ofron këtë shërbim(pas Drejtorisë së përgjithshme të Doganave), ndërkohë që së shpejti pritet që ky shërbim të ofrohet edhe në degët e tjera kryesore në gjithë vendin./ata


Më të lexuarat