Secondary Adv

Fluks i larte kerkesash per shkollat profesionale

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ka një fluks të lartë kërkesash për shkollat profesionale, ç’ka lindin nevojën për hapjen e më tepër shkollave profesionale.

 

Duke marrë shkas nga kërkesa e një prej drejtueseve të ish teknikumit të naftës në Kuçovë, për rihapjen e kësaj qendre me orientim arsimin profesional ku mund të përgatiten punëtorë për degë të reja të industrisë së TAP, SHELL etj, kreu i qeverisë theksoi se nëse pas nisjes së funksionimit të qendrës së formimit profesional në Berat, që po mbështetet nga kompania SHELL që operon në fushën e kërkimit të naftës, do të përballemi me fluks të lartë kërkesash, atëherë do të mund të rihapim teknikumin”.“Kërkesat drejt arsimit profesional po vijnë gjithnjë e duke u shtuar. Në të gjitha shkollat aktive profesionale ka nevojë për shtim kapacitetesh. Kemi nevojë për më shumë shkolla profesionale, sepse duke hapur rrugën e arsimit profesional kërkesat po vijnë duke u rritur”, deklaroi Rama./ata


Më të lexuarat