Secondary Adv

23 mln euro per ujitjen e kullimin. Drafti ne Kuvend, rehabilitohen 16.500 hektare

Së shpejti Ministria e Bujqësisë do të vërë në jetë projektin me vlerë 23 milion euro për ujitjen dhe kullimin.

 

Konkretisht bëhet fjalë për një shtesë financimi të marrë në formë huaje nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, marrëveshje e cila është depozituar në Kuvend për diskutim në komisione parlamentare dhe më tej për miratim.

 

Sipas relacionit të projektligjit, shtesa e financimit  do të përdoret për rehabilitimin e skemave ujitëse në rreth 16 500 ha, duke e çuar sipërfaqen e rehabilituar në kuadër të këtij projekti në rreth 40 000 ha, si dhe për disa aktivitete të tjera, që lidhen me përmirësimin e menaxhimit të ujitjes brenda zonës së projektit. Njëkohësisht, përpos kësaj marrëveshjeje të re, është proceduar me ndryshimin e marrëveshjes së huas të lidhur po me IBRD-në në vitin 2013, me anë të së cilës është siguruar huaja në vlerën prej 31 milionë eurosh.

 

Në relacion shpjegohet se ndryshimet e propozuara në marrëveshjen e huas janë të nevojshme për të siguruar vijimësinë e implementimit të suksesshëm të këtij  projekti nëpërmjet rehabilitimit të një sipërfaqeje ujitëse prej 4300 ha shtesë mbi objektivin e projektit, si dhe harmonizimin me financimin shtesë të akorduar në shumën 23 milionë euro. Projektet do të zbatohen në vitet 2018-2020 dhe do të kontribuojë në reduktimin e përmbytjeve./Scan


Më të lexuarat