Secondary Adv

3.5 milione euro per rikualifikimin urban te zones se Shkembit te Kavajes

Zona e Bregdetit te Shkëmbi i Kavajës do ti nënshtrohet një projekti rehabilitimi me investime të buxhetit të shtetit.

 

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Hantin Bonati bëri të ditur sot në Durrës ku u zhvillua turi i llogaridhënies, se brenda këtij muaji nis projekti i rikonstruksionit të rrugëve të brendshme dhe rikualifikimi i zonave te Shkëmbi i Kavajës. Sipas Bonatit përfitues janë 25 mijë banorë të zonës dhe projekti pritet të përfundoj në muajin maj të vitit 2019. Ndërsa investimi llogaritet në vlerën e 3.5 milionë eurove. “Zona e bregdetit te Shkëmbi i Kavajës synohet të jetë e shtruar me trotuare, gjelbërim, ndriçim si dhe me të gjithë elementët urbanistik që nevojiten”, deklaroi ai. Gjatësia e rrugëve të brendshme ku do të ndërhyhet llogaritet 6.3 km dhe sipërfaqja e shesheve shkon në 4 200 m2./ata


Më të lexuarat