Secondary Adv

BERZH mbeshtet korridorin Adriatik-Jon qe lidh Shqiperine me Malin e Zi dhe Kroacine

Një prej projekteve që pritet të marrë mbështetje nga BERZH është edhe korridori Adriatiko-Jonian, që do të lidhë vendin tonë me Kroacinë dhe Malin e Zi.

 

“Ne do të mbështesim zhvillimin e aeroporteve Tivat dhe Podgoricë, si dhe, natyrisht, zhvillimin e infrastrukturës rrugore, duke përfshirë ndërtimin e një autostrade në Serbi, si dhe korridori Adriatiko-Jonian që do të lidhë Kroacinë, Malin e Zi dhe Shqipërinë”, -tha Pilloux në një dalje për median malazeze RTCG. BERZH do të investojë edhe në sektorin bujqësor të Malit të Zi, citoi më tej ai, duke mos dhënë specifika të mëtejshme për Shqipërinë. “Ne do të investojmë në zhvillimin e sektorit lokal të agrobiznesit. Veçanërisht frutat, perimet, mishi”. Më parë këtë muaj, BERZH caktoi Zsuzsanna Hargitai si drejtuese për Serbinë dhe Ballkanin Perëndimor.

 

Çfarë është Korridori Blu

Autostrada Adriatiko–Joniane apo Korridori Blu është autostrada e së ardhmes që zgjatet përgjatë gjithë bregut lindor të Adriatikut dhe detit Jon, duke u zgjatur deri në pjesën perëndimorë të Gadishullit të Ballkanit. Rruga nis nga Trieste në Itali, kalon përmes Sllovenisë, hyn në Kroaci afër Rijeka dhe del Trebinjë në Bosnjë përpara se të hyjë në Mal të Zi. Gjithsesi ende nuk janë konkluduar projektet finale. Autostrada kalon në Podgoricë dhe më pas në Shkodër në Shqipëri për të vazhduar në Tiranë-Durrës-Fier-Gjirokastër duke dalë nga Shqipëria për t’u lidhur me seksionin grek rrugës E55./Monitor


Më të lexuarat