Secondary Adv

Prodhuesit rriten shitjet dhe pagat, rekordin e mban energjia, ben kthese ndertimi

Prodhuesit e të mirave në vend deklaruan rritje të përgjithshme të shitjeve dhe pagave në tremujorin e parë të këtij viti. 

 

Instituti i Statistikave në raportin e tij të fundit vlerëson se të katër sektorët e marrë në analizë kanë shënuar një rezultat dukshëm më të mirë sesa në tremujorin e fundit të 2017. Konkretisht për industrinë indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 5,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare, indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 2,4 %, indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 13 % kurse indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 16,9 %. Ecurinë më pozitiv si sektor duket se e ka pasur ai i energjisë elektrike, gazit dhe avullit. Në raport me një vit më parë ky grup shënoi rritje në indeksin e shitjeve neto në volum 49,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare kurse indeksi i prodhimit dhe ai i numrit të të punësuarve shënuan rritje 50,3 % dhe 11,8. Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 9,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shkruan “monitor”.

 

Në grupin e furnizimit me ujë, trajtimit dhe menaxhimit të mbetjeve indeksi shitjeve neto në volum shënoi rritje 15,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare. Rritje vihet re edhe tek indeksi i prodhimit në volum e cila regjistroi nivelin 12,4 %, kurse indeksi i të punësuarve rritje 7.3%. Edhe për këtë grup kemi një rritje tek indeksi i fondit të pagave me 12 %. Edhe sektori i ndërtimit i cili prej të paktën dy tremujorësh shënonte rënie e cila kulmoi në fund të 2017 duket se ka shënuar një pikë kthese. Bëhet fjalë për indeksin e shitjeve neto të cilat në tremujorin e parë 2018 shënoi rritje në volum me 9,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare. Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare kurse indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 5,4%. Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 11,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./Ballkanweb


Më të lexuarat