Secondary Adv

Turizmi motorr kryesor i zhvillimit ekonomik, nevojitet kualifikimi i njerezve

“Turizmi është motori kryesor i zhvillimit ekonomik që ne presim në vitet e ardhshme si për rritjen ekonomike, edhe për punësimin, por duhet të investojmë në kualifikimin e njerëzve”.

 

Kështu deklaroi të premten Kryeministri Edi Rama, në një takim me banorë të Himarës, në vijim të turit të llogaridhënies publike. “Ne jemi të vetëdijshëm që ka shumë probleme dhe gjëra për të bërë, por kthesa në ekonomi e punësim tanimë ka nisur. Kjo është një rrugë e gjatë, jo e shkurtër, por sot Shqipëria ka një nivel papunësie 12.5 %, niveli më i ulët historik”, – tha Rama. Në këtë drejtim, Kryeministri theksoi se turizmi gjeneron vende të lira pune në vazhdimësi.

 

“Ka disa sfida brenda rritjes së investimeve në turizëm, siç janë rritja e kapaciteteve të gjithë strukturës së shërbimeve, kualifikimi i njerëzve dhe arsimi profesional”, – tha Rama. Numri i atyre që shkojnë e trokasin në dyert e shkollave profesionale, sipas Kryeministrit, vjen në rritje, por edhe nevoja për t’ju përgjigjur tregut në këtë drejtim do të vijë në rritje dhe do të jetë gjithmonë e më shumë një sfidë shumë e madhe./ata


Më të lexuarat