Secondary Adv

ALUIZNI zbardh 55 zonat informale ne Tirane, me siperfaqe totale 7411 hektare

Pas evidentimeve në terren, ALUIZNI ka zbardhur 55 zonat informale të përfshira zyrtarisht në procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje. Agjencia ka bërë gjithashtu publike hartën me sipërfaqet ku shtrihen këto zona në çdo njësi bashkiake, bashkë me drejtorinë që do kryejë procesin e legalizimit. Të tëra zonat të marra së bashku zënë një sipërfaqe totale prej 7.411 hektarësh.

 

Zbardhja e këtyre zonave u bë pas një vendimi të qeverisë që mban datën 10 shtator 2014, ku përcaktoheshin procedurat “e evidentimit faktik në terren të ndërtimeve pa leje, shtesave në ndërtime me leje, të organeve dhe dokumentacionit për propozimin dhe miratimin e zonave informale”. “Drejtoritë në varësi të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI) duhet të kryejnë procedurat e evidentimit në terren, të përgatisin dokumentacionin e gjendjes faktike të ndërtimeve informale, si dhe të hartojnë dokumentacionin teknik e ligjor për zonën informale”, përcakton vendimi i qeverisë.


Zonë informale

Në përcaktimin e qeverisë, zonë informale do të konsiderohet territori me sipërfaqe mbi 2 hektarë, i zënë nga ndërtime informale, procesi i legalizimit të të cilave nuk u nënshtrohet kushteve të instrumenteve të planifikimit të territorit. Drejtoritë në varësi të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI), për propozimin e zonës informale, orientohen nga:

a) evidentimi faktik i ndërtimeve informale në territorin përkatës;
b) vija kufizuese administrative e njësive të qeverisjes vendore;
c) morfologjia dhe kushtet e relievit;
ç) gjendja e pronësisë dhe cilësitë juridike të territorit.

Propozimi i zonës informale përbëhet nga dokumentacioni, si më poshtë vijon:

a) Harta e zonës informale e përditësuar në shkallën 1:1000 deri 1:2500 ku të pasqyrohet:
i. vija kufizuese e re e propozuar;
ii. vija kufizuese e rishikuar e zonës informale në lidhje me atë të mëparshme;
iii. vija kufizuese administrative e njësisë/ ve së/të qeverisjes vendore;
iv. kufiri i zonave kadastrale;
v. kufiri i territoreve dhe objekteve që gëzojnë cilësi juridike të veçanta.
b) Tabela përmbledhëse, ku pasqyrohen të dhënat për ndërtimet informale;
c) Harta e shkallës 1:2500 deri në 1:25000, ku paraqitet zona e propozuar në raport me kufijtë administrativë.
ç) Relacioni përshkrues dhe argumentues i propozimit me të dhëna statistikore për zonën informale.


Më të lexuarat