Secondary Adv

Reshjet e shumta, KESH: 10,9 miliarde leke te ardhura ne 6-mujorin e pare

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka publikuar treguesit ekonomiko-financiarë dhe operacional të 6-mujorit të parë të vitit 2018. 

 

Kjo periudhë rezultoi të jetë me prurje 621 m /s shumë më të larta se mesatarja shumëvjeçare (407 m /s) dhe njëkohësisht i krahasueshëm me gjashtëmujorin e parë të viteve 2010 (691 m /s) dhe 2013 (629 m /s). Prodhimi i kaskadës në 6-mujorin e parë të këtij viti është 3,914 GWh ose rreth 53% më shumë se mesatarja e 15 viteve të fundit (2557 GWh) si dhe rreth 200 GWh më shumë se në vitin 2013, për të njëjtën sasi prurjesh. Gjatë kësaj periudhe u regjistruan vlerat më të larta historike të prodhimit ditor (29,121 MWh), të prodhimit mujor (848.5 GWh), dhe të rezervës energjetike në fillim të muajit korrik (1,399 GWh). Për shkak të rehabilitimit në HEC Koman dhe kufizimeve në transmetim, kapacitet gjeneruese të disponueshme për shfrytëzim gjatë periudhës ishin rreth 161 MW më të vogla se në vitet 2010 e 2013. Ndërkohë që për nivele pothuajse të njëjta prodhimi, shkarkimet pa prodhim të energjisë elektrike në vitin 2018 ishin rreth 40% më të ulëta se ato 2010. 

 

Për të njëjtën periudhë, rezerva energjetike e kaskadës në vitin 2018 u rrit me rreth 288 GWh, ndërkohë që në 2010 (megjithëse me prurje më të larta) ajo u rrit me vetëm 21 GWh. Të ardhurat e krijuara nga shoqëria në këtë periudhë shkojnë në 10,9 miliardë lekë prej të cilave: 3 miliardë lekë si rezultat i shitjes së 1.99 TWh energji tek OSHEE, 7.13 miliardë lekë nga shitja e 1.99 TWh energji në tregun e parregulluar, 581 milionë lekë nga shitjet e shërbimeve energjetike dhe 224 milionë lekë nga shitblerjet e energjisë për optimizim ekonomik. Në fund të qershorit 2018, llogaritë e pagueshme detyrime rezultojnë në 37,984,060,000 lekë ndërsa llogaritë e arkëtueshme janë 59,242,070,000 lekë. Fitimi neto operacional për periudhën janar-qershor 2018 rezulton të jetë 6,199,243,000 lekë. Reshjet intensive gjatë 6-mujorit të parë (dhe kryesisht në periudhën janar –prill) ishin një dëshmi që jo vetëm që nuk u komprometua siguria e digave, por u arrit të maksimizohej sasia e energjisë së shitur në raport me shkarkimet e ujit pa prodhim energjie, duke mundësuar në të njëjtën kohë edhe kontroll më të mire dhe minimizim të vërshimeve të ujit zonën e nën Shkodrës.

 

Shpenzimet për blerje energjie nga tregu i parregulluar (Import) kanë ardhur duke u reduktuar dhe në 6-mujorin e parë të vitit 2018 nuk kemi import energjie. Të ardhurat nga shitja e energjisë në tregun e parregulluar (eksport) kanë ardhur duke u rritur dhe në 6-mujorin e parë të vitit 2018 rezultojnë 57.1 milionë euro. Thënë ndryshe, 48.8 milionë euro më shumë se viti 2017 dhe 34.5 milion euro më shumë se mesatarja e 5 viteve të fundit. Optimizimi ekonomik i mundëson KESH sigurimin e të ardhurave shtesë, si rrjedhojë e diferencës midis çmimeve të shitjes dhe të blerjes së energjisë pa ndikuar në rezervën energjetike. Procesi i optimizimit realizohet, në ato momente që lejon sistemi, duke blerë një sasi energjie gjatë orëve të natës (kur çmimi i energjisë është i ulët) dhe duke e shitur po të njëjtën sasi energjie me çmim më të lartë gjatë orëve të ditës. Nga ky aktivitet në 6-mujorin e parë të vitit KESH ka arritur të sigurojë 482,031 euro të ardhura. 

 

Në qershor 2018 u lëvrua kësti i parë i kredisë së BERZH në shumën 14.460 mld. lekë me të cilat janë mbyllur 3 linja OD dhe është ulur limiti i dy linjave të tjera duke ulur shpenzimet për interesa. Në qershor 2018 u lëvrua kësti i parë i kredisë së BERZH në shumën 14.460 mld. lekë me të cilat janë mbyllur 3 linja OD dhe është ulur limiti i dy linjave të tjera duke ulur shpenzimet për interesa. Në gjysmën e parë të vitit, KESH ka paguar 1,638,340,000 lekë si detyrime tatimore përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Tatimin mbi Fitimin, Sigurime Shoqërore e Shëndetësore dhe Taksa e tarifa të tjera. Përmirësimi i situatës ekonomike të KESH sh.a gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2018 ka sjellë uljen e detyrimeve ndaj të tretëve. Të ardhurat e realizuara nga shitjet e energjisë elektrike në tregun e parregulluar (Eksport) gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2018 janë përdorur për vijueshmërinë e aktivitetit minimal operacional të shoqërisë (shpenzime për paga; sigurime shoqërore e shëndetësore; shpenzime për interesa të linjave të overdrafteve) pa realizuar asnjë investim të ri për këtë periudhë të vitit 2018.

 

Ndërkaq, janë shlyer 100% detyrimet prej 700 milionë lekësh ndaj Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për tarifën koncesionare për energjinë e prodhuar nga PPE&PVE për vitet 2012-2016. Është shlyer edhe detyrimi ndaj PPE&PVE me vlerë rreth 500 milionë lekë, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Lartë Nr.239, për shfuqizimin e Vendimeve të ERE nr.143/144, datë 26.12.2014. Gjithashtu është likuiduar dëmshpërblimi i mbetur ndaj banorëve të Qarkut të Shkodrës të prekur nga përmbytjet e vitit 2010, në zbatim të VKM nr.295, datë 05.04.2017 në vlerën rreth 40 milionë lekë për 6-mujorin e parë 2018 duke shlyer në total 290 nga rreth 330 milionë lekë që ishte vlera e mbetur e detyrimit.


Më të lexuarat