Interes per sektorin e pastrimit – Kompania italiane blen 1.3 mln euro, 40 perqind te nje kompanie
Kompania italiane “Servizi Italia” ka njoftuar blerjen e 40% të aksioneve të një kompanie shqiptare, “Sanitary Cleaning”, të specializuar në fushën e lavanderisë dhe pastrimit.
Për të marrë 40% të aksioneve, kompania italiane ka paguar plot 1.3 milionë euro. Kompania në fjalë është e specializuar në ofrimin e shërbimeve të lavanderisë dhe pastrimit për spitalet dhe hotelet në vendin tonë. Më 16 Shkurt të vitit 2017 ndërkohë, siç rezulton nga dokumentet e Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania ka shtuar si objekt të aktivitetit të saj edhe evadimin e mbetjeve urbane, që duket se është një sektor me potencial të madh rritje në vendin tonë, duke pasur parasysh këtu edhe disa ndryshime ligjore në sektor. Në njoftimin për media të kryerjes së transaksionit, kompania italiane sqaron se, zgjerimi në Shqipëri vjen si pasojë e perspektivës së rritjes që ka ky sektor në vendin tonë si në terma të ardhurash, ashtu edhe në terma fitimesh. Kompania në fjalë ndërkohë, është themeluar në vitin 2014 dhe pritet që të gjenerojë të ardhura në 1.5 milionë euro përgjatë vitit aktual. Të ardhurat për 2018 priten më të larta se 2017 për shkak të kontratave të reja që ka marrë kompania, thotë vetë “Servizi Italia” në deklaratën për shtyp./Scan