Secondary Adv

Bizneset e vogla ne TVSH, Tatimet: 11,340 subjekte kane deklaruar dhe paguar TVSH-ne

Rreth 11,340 subjekte që i përkasin fashës 2 deri në 5 milionë lekë, dorëzuan pranë Administratës Tatimore, deklaratën e thjeshtuar të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

 

Kjo shifër, sipas DPT, përbën rreth 97% të totalit të deklaratave të gjeneruara nga sistemi, për tatimpaguesit e vegjël, të cilët mbartën detyrimin për të deklaruar dhe paguar TVSH-në. Administrata Tatimore, nga data 1-16 korrik, ofroi për 900 subjekte të biznesit të vogël asistencën e nevojshme për plotësimin e librave të shitjes dhe blerjes, si dhe plotësimin e deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së. DPT bën me dije se do të vazhdojë të ofrojë për të gjithë biznesin, informacionin dhe asistencën e duhur për përmbushjen me korrektësi të detyrimeve tatimore.


Më të lexuarat