Secondary Adv

Gati mbikalimet ne akset Thumane-Milot dhe Kukes-Morine – ARRSH hap tenderin 3 mln euro

Në vjeshtë pritet të nisë puna për vendosjen e mbikalimeve për këmbësorët në akset rrugore Thumanë-Milot dhe Kukës-Morinë. 

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka çelur zyrtarisht tenderin prej 372 milionë lekësh për ngritjen e 10 strukturave metalike. Vendosja e mbikalimeve do të bëhet në pozicionet ku kalimtarët hasin vështirësi dhe në vendet ku aksidentet janë më të shpeshta. Kjo përveçse do të lehtësojë banorët e zonave përreth, pritet të ulë ndjeshëm rrezikun për aksidente. Në aksin rrugon Thumanë-Milot, mbikalimet do të vendosen në KM 5, 6, 9, 11, 12, pranë KM 13 nga drejtimi për Kukës, si dhe në KM 13. Ndërkohë në rrugën Kukës Morinë, tre mbikalimet do të vendosen afër Kukësit, në Shtiqen, si dhe në Gjegjan. Punimet për këto vepra janë planifikuar të përfundojnë në një afat prej 10 muajsh nga nënshkrimi i kontratës me fituesin e garës./Scan


Më të lexuarat