Secondary Adv

Privatizimi i nderrmarjeve ne Serbi, marrin pjese ne tendera edhe kompanite shqiptare

Bizneset shqiptare do të marrin pjesë në proceset tenderuese për privatizimin e ndërmarrjeve publike në Luginën e Preshevës.Sipërmarrja private shqiptare synon të rrisë prezencën e saj në Rajon. Kështu biznesi  kryeqytetas po shpreh interes për të marrë pjesë në procesin e privatizimit  të ndërmarrjeve publike në komunën e Bujanovcit në Luginën e Preshevës. 

 

Kryetari i Dhomës së Tregëtisë, Nikolin Jaka, shprehu gatishmërinë për këtë pjesëmarrje, pas vizitës së kreut të Dhomës së Bizneseve të komunës së Bujanovcit.


“Sot sapo mora dhe një informacion për procesin përfundimtar që Serbia po kalon, që është privatizimi i të gjitha ndërmarrjeve shtetërore, ku ka një afat njëvjeçar. Ai që është sinjali më pozitiv është që, sipërmarrësit e Luginës Bujanovc dhe Preshevë janë gati për një partneritet me një sipërmarrje shqiptare në mënyrë që të marrin pjesë në mënyrë dinjitoze, konkuruese në privatizimin e tyre për t'i bërë efiçente dhe për të rritur bashkëpunimet ekonomike”, tha Jaka.
Janë rreth 2000 kompani të cilat do të hyjnë në proces privatizimi, 45 prej të cilave gjenden në Luginën e Preshevës. Shumica prej tyre janë nga industria ushqimore dhe ajo e materialeve të ndërtimit.


Më të lexuarat