![Inflacioni baze bie ne nivelin me te ulet qe prej vitit 2021 Inflacioni baze bie ne nivelin me te ulet qe prej vitit 2021](images/news/inflacion niveli baze me i ulet 2021.jpg)
Ne jug, me shume te huaj. Vijne per detin, natyren dhe ushqimin
Përgjatë vijës bregdetare nga Saranda deri në Vlorë kanë pushuar këtë sezon veror 66 038 të huaj.
Në bregdet, në shëtitore vështirë të dëgjosh të flitet gjuha shqipe. Më shumë se 1000 turistë hyjnë në port. Jugu i Shqipërisë, një zbulim për të huajt. Në udhëtimin tonë, rrugës drejt Sarandës takojmë dy gjermanë, të cilët pasi kanë parë çdo cep të Europës, kureshtje shfaqin për vendet e Ballkanit. “Erdhëm në Shqipëri me motorë, sepse e prisnim që do ishte bukur këtu. Rrugët janë spektakolare. Për ne, Shqipëria ishte një vend i largët për të ardhur, ndaj është si një aventurë”, shprehet Johannes Muller. “Vendosëm të përshkonim gjithë vendet e Ballkanit. E nisëm udhëtimin fillimisht në Greqi dhe më pas erdhëm këtu në Shqipëri, për të vijuar më pas në Maqedoni e në fund do të kthehemi në shtëpi, Gjermani. Vërtet na pëlqeu këtu, rrugët me kthesa janë sfiduese”, tha Raja Arabi, turiste. Ndërkohë që ka edhe turistë besnikë. Dy vjet më parë, çifti polak Vojtek dhe Anjeska vizituan veriun e Shqipërisë. Me biçikleta këtë herë po eksplorojnë jugun. “Pse jemi ne sërish në Shqipëri? Sepse njerëzit janë fantastik! Çmimet janë shumë më të lira, krahasuar me Greqinë ku ishim më parë me pushime”, tha Wojciech Siarra, turist polak.
“6 mijë lekë, blemë bukën, 2 domate dhe djathë”, thotë turisti polak. Të tjerë turistë zgjedhin kampin e Himarës, më të shumtit janë polakë. “Doja të shikoja një vend të ri, ndaj jam këtu. Më pëlqen bregdeti juaj dhe koha me diell”. Të dashur dhe mikpritës…polakët ngjajnë me ne shqiptarët. Nilsi është norvegjez dhe një notar shumë i zoti. Kthjelltësia e Jonit është një nga arsyet e ardhjes së tij në Shqipëri. “Një mik shqiptar po na shoqëron të eksplorojmë jugun. Dje ishim në Gjirokastër dhe në Syrin e Kaltër e tani ja ku jemi. Po e shijoj vërtet qëndrimin në Shqipëri, deti me ujë të pastër dhe perfekt për të notuar, njerëz të këndshëm dhe çmime të lira krahasuar me Norvegjinë”, thotë Nilsi. Por Nilsi nuk është i vetmi skandinav që preferon të pushojë në jug. Aty gjen edhe pafund europianë. Për turistët, Shqipëria është aventurë. Një vend i vogël që të bën për vete. “Ne kemi dëgjuar të flitet shumë për Shqipërinë. Për motin, detin, ushqimet dhe çmimet. Në Norvegji, fjalët e mira për Shqipërinë janë përhapur tani”, thotë turisti.
“Ne kemi qenë në vende të ndryshme, verën e shkuar në Kroaci. Por këtë herë lexuam së në Shqipëri supozohej të bëheshin pushime ideale dhe që do ishte shumë bukur. Në fakt, është vërtet. Si dhe është shumë lirë. Gjë e mirë, për ne si studentë që s’kemi shumë lekë”, shprehet një turist polak. “Njerëzit janë shumë të shoqërueshëm. Nëse I pyet për diçka, çdokush tregohet I gatshëm të ndihmojë dhe duken shumë të lumtur kur na shikojnë”, thotë një tjetër. “Është mirë këtu në Shqipëri, duket bukur. Më pëlqen gjithçka”, thotë një fëmijë nga Franca.“Deti ka një ngjyrë shumë të bukur. Jam paksa xheloze sepse Deti ynë Baltik nuk është kaq i kthjellët”, shprehet një turist nga Suedia. “E duam këtë marrëdhënien mes detit dhe malit këtu. Është vërtet magjepsëse”, shprehet një tjetër./Shqip
Më të lexuarat
![Inflacioni baze bie ne nivelin me te ulet qe prej vitit 2021 Inflacioni baze bie ne nivelin me te ulet qe prej vitit 2021](images/news/inflacion niveli baze me i ulet 2021.jpg)
![UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta](images/news/gaza e shkaterruar luftaa.jpg)
![Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi](images/news/perkeqesohet hendeku ghinor 2024.jpg)
![Kredite e shpejta drejt fundit, BSH po pergatit rregulloren qe do kufizoje huadhenien Kredite e shpejta drejt fundit, BSH po pergatit rregulloren qe do kufizoje huadhenien](images/news/rregullore per mikrokredittt.jpg)
![Bota ende e papergatitur per pandemine e ardhshme Bota ende e papergatitur per pandemine e ardhshme](images/news/bota papergatirutr pandemi.jpg)
![Veliaj: Kete vere shperndajme banesat e reja per familjet e Kombinatit Veliaj: Kete vere shperndajme banesat e reja per familjet e Kombinatit](images/news/pallatet ne kombinat brenda veres.jpg)
![Monument kulture, nisin punimet perforcuese ne Uren e Zogut Monument kulture, nisin punimet perforcuese ne Uren e Zogut](images/news/restaurimi i ures se zogut ne mat.png)
![Prej 2 muajsh euro ne kufijte e 100 lekeve, priten tre nderhyrje nga Banka e Shqiperise Prej 2 muajsh euro ne kufijte e 100 lekeve, priten tre nderhyrje nga Banka e Shqiperise](images/news/tre nderhzrje nga banka e shqiperiseee bsh.jpg)
![Balluku: Se shpejti hapet gara nderkombetare per Portin e Ri Tregtar ne Durres Balluku: Se shpejti hapet gara nderkombetare per Portin e Ri Tregtar ne Durres](images/news/gara port tregtar dr.jpg)
![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)