Secondary Adv

Ne 2016 nis ndertimi i Rruges se Arberit

Ndërtimi i autostradës see njohur si “Rruga e Arbërit që lidhë Shqipërinë me Maqedoninë, do të ndërtohet nga kredia që do të merret nga një bankë kineze. Këtë e ka bërë të ditur edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me një bankën Kineze “Chinese Exim Bank”.


Përmes një njoftimi në profilin e tij në Facebook, Rama ka njoftuar për këtë marrëveshje, gjatë qëndrimit në samitin e kryeministrave që po mbahet në Beograd. “U nënshkrua mbrëmë memorandumi i bashkëpunimit me Chinese Exim Bank për hapjen e një kantieri projektesh në Shqipëri me financime kineze. Projekti i pare që do të çelë një epoke të re bashkëpunimi mes Shqipërisë e Kinës dh kjo do të jetë Rruga e Arbërit, e cila do të nisë vitin e ardhshëm”, ka thënë Rama.


Projektet e Shqipërisë  ne samitin e Ballkanit
Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj shpjegon me detaje se çfarë synon Shqipëria në paketën financiare prej 10 miliardë dollarësh amerikanë që qeveria kineze synon të investojë në Ballkan.  Ahmetaj thotë se projektet nuk do kërkojnë garanci kombëtare, por do jenë në një formë të re inovative.
“Shuma prej 10 miliardë $ është kredi e butë me interesa shumë të ulëta. Shqipëria zë një vend të veçantë në paketë, për vende të ndryshme nuk është se ka limite pasi paketa është zgjeruar edhe me 30 miliardë $ të tjerë. E theksoj që brenda kësaj shume nuk ka limite. Sa më shumë projekte arrijmë të ofrojmë, aq më shumë financime mund të tërheqim.


E rëndësishme është që Shqipërisë nuk i është kërkuar që të afrojë garanci sovrane për fondet që do të arrijë të tërheqë. Përkundrazi, do të ketë instrumentë inovativë në mënyrë që të tërheqim sa më shumë financime projektesh. Një nga instrumentet do të jetë pjesëmarrja publike-private midis kompanive kineze me shtetin shqiptar. Një nga projektet me më shumë mundësi që të jetë në këtë instrument është Rruga e Arbrit, Parku Industrial i Spitallës dhe më tej edhe autostrada Adriatiko-Joniane”, shpjegoi Ahmetaj.


Projektet që Shqipëria do kërkojë për financim nga paketa e investimeve kineze përfshijnë kryesisht infrastrukturën, projekte që sipas Ahmetajt do tërheqin më pas të tjera interesa edhe të kompanive private për investime në Shqipëri.


Më të lexuarat