![Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj](images/news/policia sezoni turistik pune 12 ore.jpeg)
Nenshkruhet marrveshja per njohjen reciproke te patentave Shqiperi-Serbi
Në një klime tejet pozitive dhe larg tensionit të shënuan në vizitën e nëntorit, kryeministri Edi Rama është takuar me kryeministrin e Serbisë Aleksandër Vucic.
Dy kryeministrat përveç se kanë marrë pjesë në ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes për njohjen e patentave, folën për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe forcimin e marrëdhënieve ekonomike. Burime për A1 Report nga takimi thanë se kryeministri serb ka konfirmuar vizitën e tij në Tiranë, por pa përcaktuar një datë konkrete.
Ministri shqiptar i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto dhe ai i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç nënshkruan mesditën e sotme një marrëveshje për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve mes dy vendeve.
Marrëveshja e nënshkruar gjatë punimeve të samitit të tretë të krerëve të Kinës dhe Europës Qendore e Lindore parashikon që Serbia dhe Shqipëria të njohin reciprokisht patentat e njëri-tjetrit, të lëshuara nga organet kompetente. Nënshkrimi i marrëveshjes erdhi pas takimit dypalësh mes kryeministrave shqiptare e serb Edi Rama e Aleksandër Vuçiç.
Njohja për herë të pare e lejeve të drejtimit kombëtare me Serbinë sjell lehtësira, jo vetëm për lëvizjet e qytetarëve për qëllim qarkullimi në territoret respektive, për periudhën e vlefshmërisë së tyre, por kjo proçedurë do t’u krijojë mundësi shtetasve të dy vendeve, të punësohen si drejtues mjeti me të drejta të barabarta, në përputhje me lejen e drejtimit që disponojnë.
Kjo marrëveshje vjen mbas nënshkrimit me sukses të marrëveshjeve për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me Italinë, Kosovën, Maqedoninë, Kroacinë dhe së fundmi Malin e Zi.
Sot, dita e dytë e Samitit Kinë-Ballkan të mbajtur në Beograd
Takimi i kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vuçiç me homologun nga Hungaria Viktor Orban çeli ditën e dytë të Samitit të Tretë të Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore që zhvillohet në Beograd. Më tej të dy krerët e qeverive janë takuar me kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski e në takimin e fundit bilateral, Vuçiç u takua me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Në rrjetin social “Facebook” Rama shkruan se takimi dypalësh me kryeministrin e Kinës do të jetë “për platformën tonë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik”. Këtij statusi Rama i ka bashkangjitur edhe një foto ku kryeministri kinez është mes Ramës dhe kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç. Sakaq, takimi me kryeministrin Vucic u zhvillua në pallatin “Serbija”. Mësohet se dy kryeministrat diskutuan për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për organizimin e vizitës së Vuçiç në Tiranë, që mund të ndodhë në shkurt.
Në ditën e parë të punimeve të samitit me pjesëmarrjen e së paku 20 kryeministrave nga Rajoni, kryeministri kinez Li Keqiang premtoi 10 miliardë dollarë për vendet e rajonit, për investime kryesisht në infrastrukturë. Gjatë qëndrimit në Beograd, Rama do të ketë takime edhe me homologët të tjerë të vendeve të Europës Qendore dhe Lindore. Vëmendja mediatike është fokusuar në takimin dypalësh Rama-Vuçiç, duke parë tensionin e fundit politik gjatë vizitës së parë historike që Rama zhvilloi në Beograd në 10 Nëntor të këtij viti.
Më të lexuarat
![Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj](images/news/policia sezoni turistik pune 12 ore.jpeg)
![Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave](images/news/sepa shqiperia anetaresim kursim.jpg)
![78 per qind e shqiptareve ne moshe te rritur kane llogari bankare 78 per qind e shqiptareve ne moshe te rritur kane llogari bankare](images/news/llogari bankare 78 perqind shqiptareve.jpg)
![Super tenderet per mirembajtjen e rrugeve, ARRSH 7.3 mld leke per 4 rajonet e vendit Super tenderet per mirembajtjen e rrugeve, ARRSH 7.3 mld leke per 4 rajonet e vendit](images/news/arrsh 4 tendera mirembajtje rruge.jpg)
![Celja e sezonit turistik, Policia publikon masat per kufizimin e disa mjeteve e akseve ne vend Celja e sezonit turistik, Policia publikon masat per kufizimin e disa mjeteve e akseve ne vend](images/news/policia plan masazh kufizime sezoni turistik.jpg)
![Temperatura rekord, Greqia mbyll atraksionet turistike, shkollat dhe cerdhet Temperatura rekord, Greqia mbyll atraksionet turistike, shkollat dhe cerdhet](images/news/greqi temperatura rekord mbyllen shkolla.jpg)
![Mikrokredia ne nivele rekord, mbi 200 mije kliente aktive ne 2023 Mikrokredia ne nivele rekord, mbi 200 mije kliente aktive ne 2023](images/news/mikrokredia rekord ne 2023.jpg)
![Lehtesohen procedurat e lejeve te ndertimit per objektet bujqesore dhe te banimit ne fshat Lehtesohen procedurat e lejeve te ndertimit per objektet bujqesore dhe te banimit ne fshat](images/news/procedura leje ndertimi lehtesim fshat.jpg)
![Media britanike: Shqiperia destinacioni me emocionues per pushime familjare Media britanike: Shqiperia destinacioni me emocionues per pushime familjare](images/news/turizmi shqiperi britanikja artikull.jpg)
![Yield-et e bonove 12 mujore bien me tej, i afrohen normes baze te interesit Yield-et e bonove 12 mujore bien me tej, i afrohen normes baze te interesit](images/news/yeldi bono ulje norma interesi.jpg)