Secondary Adv

930 termete per nje muaj, lekundja e fundit te Kepi i Rodonit

Nga data 4 korrik, ku u shënua tërmeti i fortë me magnitudë 5.1 ballë, deri më 9 gusht, në Shqipëri ka vijuar aktiviteti sizmik.

 

Lëkundja sizmike e 930 është regjistruar mëngjesin e sotëm, në orën 2:38, me epiqendër te Kepi i Rodonit. Tërmeti ka qenë me magnitudë të ulët, 3.6 ballë të shkallës rihter.

 

Sipas sizmiologëve të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Mjedisit dhe Ujit, shpeshtësia e këtyre tërmeteve është më e madhe në raport me ato që kanë magnitudë më të madhe. Pra, vazhdimësia e lëkundjeve sizmike është normale, pasi sa më e vogël të jetë magnituda, aq më shpesh priten të ndodhin.

 

Tërmeti me epiqendër në Kepin e Rodonit, konsiderohet me intesitet të ulët dhe në frekuencë e në magnitudë. Ai nuk ka pasur lëkundje të tjera pasuese, ndryshe nga tërmeti në Gjirin e Lalzit, një muaj më parë.

 

Tërmetet janë të paparashikueshme dhe nuk mund të themi a do të vijojnë, por duke qenë se Shqipëria është vend aktiv në aspektin tektonik, sipas sizmiologëve, mund të aktivizohen zona të tjera në vend.


Më të lexuarat