Secondary Adv

Beteja e shtreterve te turizmit – Shqiperia nder te fundit ne Europe, 1/3 e Malit te Zi

Vitet e fundit Shqipëria është konfirmuar si një destinacion turistik në ngjitje të majave të turizmit europian, duke tërhequr miliona vizitorë të huaj.

 

Megjithatë, një nga aspektet kryesore në pritjen e turistëve, strukturat akomoduese, pra hotelet, motelet, bujtinat, etj. duket se janë të pamjaftueshme. Sipas të dhënave të INSTAT, numri i shtretërve në Shqipëri është mbi 42 mijë, shumë i vogël krahasuar me ambicien e turizmit. Krahasuar me vendet e tjera të Europës, kjo shifër duket edhe më e vogël. Në krye të listës, me kapacitetin më të madh në kontinentin e vjetër, ndodhet Franca me mbi 5.1 milionë shtretër, ndjekur nga Italia me 4.9 milionë. Fqinji ynë jugor, Greqia, renditet e gjashta me 1.2 milionë shtretër, ndërsa Kroacia e teta me gati 1 milion shtretër. Me 42 mijë shtretër, Shqipëria renditet e parafundit, duke kaluar vetëm Lihtenshtajnin, një mikroshtet me vetëm 2,434 shtretër. Sipër nesh renditen vende si Malta dhe Islanda me 43 mijë shtretër dhe Maqedonia me 45 mijë të tillë. Edhe nëse do të marrim parasysh akomodimet private dhe informalitetin në këtë sektor, si një nga arsyet për këtë numër kaq të vogël, ajo përsëri nuk justifikon faktin se Mali i Zi numëron trefishin, me 120 mijë shtretër. Pjesa komerciale e Malit të Zi numëron 65 mijë shtretër, ndërsa akomodimet private regjistrojnë 55 mijë dhoma. Kjo reflektohet edhe në portalet e rezervimeve online, ku Mali i Zi liston mbi 4 mijë prona, kundrejt 2500 pronave në vendin tonë. Një e dhënë në favor të turizmit shqiptar ndërkohë është ritmi i shtimit të këtyre kapaciteteve, ku në 2016 krahasuar me 2015 strukturat u rritën me 20.3% ndërsa shtretërit me 13.3%./Scan 


Më të lexuarat