Secondary Adv

Hapet tuneli 500 metra ne Rrugen e Arbrit! Gjiknuri: Nisim ndertimin e Ures se Vashes

Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri njofton se është hapur tuneli 500 metër i gjatë, pjesë e projektit të Rrugës së Arbrit. 

 

 

Në një postim në rrjetet sociale, Gjiknuri shkruan se po vazhdon me intensitet të lartë puna në kantierin e ndërtimit të këtij aksi të rëndësishëm rrugor. “Ditën e djeshme u shënua dhe hapja e tunelit T5 që është 500 meter i gjatë dhe ndodhet në fshatin Fshat të Klosit. 

 

Përtej këtij tuneli do të fillojë ndërtimi i Urës së Vashës e cila do të kryejë lidhjen me anën tjetër të rrugës në drejtim të Bulqizë” shkruan Gjiknuri. Përfundimi i rrugës së Arbrit është pjesë e programit “1 miliard” me Partneritet Publik Privat./Scan 


Më të lexuarat