Secondary Adv

Perfundon Rr. “Faik Konica” – Veliaj: Do te sherbeje si pedonale dhe per panaire

Një tjetër rrugë Pedonale i është shtuar kryeqytetit pas rikonstruksionit të rrugës Faik Konica nga Bashkia e Tiranës. 

 

Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e rr.Faik Konica, që lidh që lidh stadiumin “Qemal Stafa” me Fakultetin e Gjeologjisë, duke u bërë një ndër rrugët më të bukura, e shtruar me kalldrëm dhe mermer. Kryebashkiaku Erion Veliaj, theksoi se ndërtimi i kësaj rruge tregon ndryshimet që po ofrohen për kryeqytetin përmes investimeve. “Kjo është një rrugë e cila, jo shumë e gjatë në distancë, por sigurisht shumë e gjatë në luftën dhe betejën për të ndryshuar mentalitetin. Në këtë rrugë i kemi parë të gjitha, nga grupet “mos ma prek parkun, teatrin, rrugën, mos ma prek këtë apo atë”, sepse me sa duket për disa njerëz, të jetuarit në mizerie është stil jete, ndërkohë aspirata e qytetit është të dalim nga mizeria, të jetojmë më mirë dhe gjërat bëhen më mirë jo kur nuk i prek, por kur i prek; ndaj vumë dorë në këtë rrugë që besoj është një ndër rrugët më bukura të Tiranës. 

 

Për të gjithë ata që duan të shohin vizionin se si e planifikojmë Tiranën, një rrugë e tillë e cila mund të kthehet dhe të konvertohet edhe në hapësirë pedonale me piston për të pasur një panair ushqimor, një treg fshatar, gjatë fundjavave, pra për t’i pasur rrugët shumëpërdorimshe, jo vetëm si pista për të xhiruar gomat, por edhe si hapësira ku komuniteti mund të mblidhet dhe nga rrugë mund të rikthehet në piacë, në një piacë lineare, ku njerëzit kalojnë kohën e tyre të lirë”, u shpreh Veliaj. Ai nënvizoi se Rr. “Faik Konica” është e para e një pakete rrugësh që do të ndërtohen me kalldrëm, që do t’i kushtohen më shumë qytetarëve dhe më pak makinave. “Jam shumë i lumtur që ky projekt pilot i shtrimit të rrugëve me kalldrëm, ku për herë të parë kemi bordura mermeri, ku kemi investuar nga e para të gjitha rrjetet bashkëkohore, duke nisur nga fibrat optike dhe deri tek kanalizimet, besoj që e ka ngritur standardin e punëve publike në qytetin e Tiranës dhe nga përshtypjet që morëm nga banorët duket tamam si jashtë shteti”, tha kryebashkiaku. Rruga “Faik Konica” ndodhet në Njësinë 2, në pjesën jugore të qytetit të Tiranës. Rruga është konceptuar si një zonë pedonale, me trafik të kufizuar, duke vendosur edhe pistona të levizshëm dhe me një sens kalimi. Është e pajisur me korsi të dedikuar për biçikleta, ndriçim, trotuare, si dhe me të gjithë rrjetin elektrik, telefonik dhe kanalizimet e nevojshme./Scan


Më të lexuarat