Secondary Adv

Frike pas tragjedise ne Genova/ Nga Kukesi, ne Tapize, urat e rrezikshme ne vendin tone

Ura që u shemb pak ditë më parë në Genova të Italisë ka ngritur shqetësimin për sigurinë e urave edhe në Shqipëri. 

 

Një vëzhgim nga korrespondentët e News 24 ka evidentuar dëmtime të shumta në Urën e Kukësit dhe Urën e Tapizës në Fushë Krujë, të dyja ura strategjike për vendin dhe me një fluks të madh automjetesh që kalojnë në ditë. Ura në hyrje të qytetit të Kukësit që lidh pjesën verilindore të vendit, përfshirë edhe Kosovën është e amortizuar, duke e bërë të rrezikshëm kalimin e automjeteve. Hapësirat mes trarëve lidhës janë zgjeruar, çernierat të cilat shërbejnë për eliminimin e tronditjeve dhe lidhjen e trarëve janë dëmtuar, ndërsa mungesa e kushteve të sigurisë për kalimin e këmbësorëve dhe automjeteve tregojnë se mirëmbajtja e urës mungon prej kohësh. Mbi urë kalojnë automjete të tonazheve të ndryshëm, por mungojnë tabelat informuese për peshën e tonazhit që mund të përballojë. Këtë shqetësim shprehin edhe drejtuesit e automjeteve, që rrezikojnë çdo ditë duke kaluar mbi urë. Ura në hyrje të Kukësit mbi Drinin e Zi është ndërtuar në vitin 1974, pas përmbytjes së Kukësit të vjetër. Ndërkohë, edhe ura e Tapizës në rrugën nacionale Tiranë- Fushë Krujë është tepër e dëmtuar, aq sa tronditet e tëra nga kalimi i automjeteve. Gërryerja e bazamentit të urës nga uji i lumit Tërkuzë, dhe kalimi i pandërprerë i qindra automjeteve e kthejnë në një rrezik potencial shembjen e saj./Ballkanweb


Më të lexuarat