Secondary Adv

Urat, ARRSH: Nuk jemi ne alarm, automjetet e renda jane problem

Edhe Shqipëria është në gatishmëri të plotë për veprat publike pas shembjes së urës “Morati” në Itali, ku humbën jetën më shumë se 40 persona.

 

Sipas drejtorit të ARRSH-së, Afrim Qendro, situata nuk paraqitet emergjente, por gjithsesi të paktën 7 ura kanë nevojë për ndërhyrje. “Nga 3.975 vepra publike në vend, 1.200 janë ura dhe monitorohen nga ARRSH-ja, me një kontroll periodik 1 herë në vit dhe ndërhyrje të vazhdueshme gjatë periudhës që mirëmbahen e shfaqen probleme. Ne kemi ndërhyrë në 25 ura dhe më problematiket kanë qenë ura e Mborjes, e Sulotit dhe Zëmblakut. Nuk kemi emergjenca, ndërkohë që kemi dërguar në qeveri disa projekte ku është hapur gara për tenderin, – tha Qendro. – Do kërkojmë buxhet për urat problematike, por e përsëris, nuk jemi në panik, as në emergjencë për urat”. Kreu i ARRSH-së theksoi po shtu se problem janë automjetet e rënda që kalojnë në ura, ndërsa sipas tij sinjalistika e vendosur është e saktë. “Problem janë gërryerjet në këmbët e urave. Kemi menduar të ndërtojnë një urë të re në qytetin e Tepelenës që do të lidhë gjithë aksin e jugut. Kompanitë e naftës dhe kromit nuk i respektojnë rregullat mbi peshën në akset ku kalojnë”. Qendro shtoi se të gjitha urat në vend do të inspektohen./Shqip


Më të lexuarat