Secondary Adv

Hapet pasdite me kufizime rruga Tirane-Elbasan

Sot pasdite hapet rruga Tiranë- Elbasan, pas rreth një jave që qëndronte e bllokuar. Kështu siguroi ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto gjatë një inspektimi në Ibë, ku rrëshqiti masivi i dherave.


Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto tha se nga pasditja e kësaj të shtune rruga Tiranë-Elbasan do të hapet për qarkullimin e automjeteve. Ai ishte këtë pasdite në fshatin Ivë për të inspektuar zonën e rrëshqitjeve të dherave, nga ku theksoi se hapja e rrugës do të jetë me kufizime.
Nga sot pasdite hapet rruga Tiranë – Elbasan. Hapja e këtij segmenti rrugor do të jetë me kufizime. Angazhim i plotë i strukturave për të zgjidhur situatën në Ibë. Heqja e masivit të dheut është një sfidë, për të cilën puna ka nisur nga pjesa e sipërme. Sfidë tjetër janë edhe linja elektrike, për këtë jemi me përfaqësues të OST-së në Ibë”, theksoi Haxhinasto gjatë fjalës së tij.


Gjithashtu ministri u ndal tek problemi më kryesor, që ka të bëjë me cilësinë e projekteve dhe të ndërtimeve, të kryera në qeverisjen e mëparshme. Projekte të cilat shpesh kanë dhënë shenjat e parë të mungesës së cilësisë, që në momentet e para pasi kanë përfunduar, duke shkaktuar edhe aksidente.
“Sfida më e rëndësishme është cilësia e munguar e të gjithë projekteve. Ne do të bëjmë ekspertizën teknik të projektit për të nxjerrë përfundimet dhe për zgjidhjen përfundimtare të projektit”, u shpreh Haxhinasto.


Prej disa ditësh ky aks është i bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dherave, ku jo vetëm u bllokua rruga Tiranë –Elbasan por u desh edhe evakuimi i 30 familjeve të fshatit Ibë që rrezikonin nga dherat.


Më të lexuarat